Tashme merkatos i eshte dhene “OK” ku serisht ne presim qe drejtuesit na kane premtuar per ardhjen e elementeve te rinje dhe te forte per ekpin kampion te Shqiperise.

Tashme i konfirmuar eshte vetem Ilir Nallbani “best player” ne kampionatin kosovare, gje qe na ka bere te ndihemi paksa te sigurte. Por, gjithsesi kjo nuk mjafton, sepse nje lojtare me cilesi dhe fame sic eshte I.Nallbani nuk mund te ndryshojne gjerat ne kampin verdheblu. Fuqin e bene nje grup i mire dhe i forte, ku ne baze te pare te kene rrespektin per sportin e futbollit. Ikja e Luan Deliut dhe ardhja e ne timonin e skuadres kampione te trajnerit te ri Edmond Gezdari. Tashme lexojme ne gazeta qe klubi po ben nje merkato, por si gjithmone ne spara i besojme genjeshtrave te gazetarve qe mendojne te bejne nje artikull per te mbajtur opinionin publik nen tension.

Dicka qe dhe ne si tifo grup i pavarur duhet ta bejme publike, por gjithmone pasi drejtuesit te kene mbyllur gjithcka me lojtaret qe do te afrohen.

Shpresojme qe do kemi dite pozitive ne kete “boom” merkato, pasi shihet mire se cfare situate eshte perfshire klubi kampion. Sic e kemi bere te qarte dhe me pare ne i kerkojme presidences qe ne rradhet dhe familjen verdheblu te pranohen djem te talentuar dhe te rinje sic i kemi pasur djem qe duan futbollin dhe mbi te gjitha ta rrespektojne ate. Njerez pa zemer pa karakter dhe me moshe te thyer nuk kane vend ne nje skuader ku ndihet arome fitore.

Bejme te ditur qe Elbasani thermije nuk ka pas dhe ska per te pasur, eshte klub i viti 1913 , ka kaluar pothuajse nje dekade dhe nga gjiri i saj kane dale vetem kampion dhe njerez me fame.

Shpresojme qe nje hap te mire ta bejne drejtuesit kesaj rradhe, pasi nje gabim e moren nga nje merkato qe tashme i shihet mire deshtimi.

Tigrat kane shprese per nje permiresim, duke deklaruar se: ”S’ka gje te pamundur”.

Arsen Bardhi ©kfelbasani.com






Si vitin e kaluar, skuadra e Elbasanit nisej nga nje paraqitje jo e mire ne kampionat, ku ne gjirin e saj kishte djem te rinje dhe qe te dilnin kampion e kishin enderr. Por pasi kaluan ndeshjet e para dhe sapo afronte festat e fundivitit, djemte e talentuar verdheblu moren titullin “kampion dimri” .

Kjo per faktin se ndejten ne vend te pare dhe mposhten me nje skeme te bukur shume skuadra te fuqishme te Superliges dhe kjo fale nje pune te mire te stafit dhe mundin e pa lodhur te djemve verdheblu. Duke pare qe skema dhe disiplina funksiononte,janari i 2006-tes beri nje merkato te bukur dhe solli lojtare me emer ku i dhane kurajo djemve moshave te reja.

Me pak lojtare te famshem, klub futbolli Elbasani fitoj kampionatin e 2-te ne historin e futbollit shqiptar dhe kjo fale punes se mire te klubit. 2006-tes po i vjen fundi nje vit i ri po vjen dhe hapat e skuadres jane te njejta, djemte pothuajse te rinje me nje eksperience te bukur dhe dita dites po e permirsojne kete eksperience. Deri tani jane pretendentet per vendin e pare, kane ngel dhe pak ndeshje, gjithcka arrihet, frytet jane te mira ku ne te tilla raste dhe shijohen.

Djemte verdheblu tashme kane gjetur forcen dhe kurajon qe u mungonte, kane krijuar kompaktesi ne loje dhe ne te njeten kohe rezultatin pozitiv. Dhe pak ndeshje dhe titulli kampion duhet mbajtur serisht

Kamion te dimrit eshte kenaqesi per cdo lojtare, sepse i jep stimul per te luftuar akoma me shume, gjithsesi ky titull nuk varet dhe nga skuadra e Elbasanit, sepse pervec fitoreve,djemve u duhet dhe nje disfate e kryesuesve te tanishem dhe ne kjo disfate do te ndodhi atehere loja e bixhozit dhe “asin” luhet ne favorin tone.

Djemte me ane te futbollit i rikthyen buzeqeshjen qytetareve elbasanas, veteraneve te futbollit dhe per te paren here terhoqi vemendjen e shume spordasheseve nga e gjithe bota.

Tifozet “Tigrat” bene te njeten loje si djemte dhe vazhdojne ta bejne dhe tani, tashme e ndjeme veten kampion ne te njejten kohe dhe pak te zhgenjyer per lojen pa spektakel qe suadra akoma eshte duke bere.

Tifozet duan te shohin ate cka deshirojne ate modesti te lojtareve ate profesionalizem te djemve,ritmin e lojes te shpejte dhe luftarak.

Nuk eshte rezultati vetem pozitiv qe i gezon Tigrat, por me shume i gezon loja qe Elbasani ka bere ne vite.

Merkato po afron, emra te rinj kane ardhur e do vine, na behet qejfi qe shume lojtar kane shprehur deshiren per te luajtur me ngjyrat verdheblu, eshte kenaqesi te shohesh ne Elbasan shqiptaret nga te gjitha trevat e Shqiperise te luajne dhe te gjejne gjuhen e perbashket “golin”.

Shume djem kane luajtur me shpirt, kane luajtur dhe luajne akoma, shume prej tyre kane gjetur rrugen e suksesit per keto ngjyra.

Permendim Memellin, Dallku, Osmani , Vrapi, Nora, Abraham, Kuci, vellezerit Duro, Bylykbashi dhe Dalipi e tjer. Qe edhe pse kane ikur me skuadra te tjera, emrin e Elbasanit e permendin dhe e mbrojne gjithmone.

Djema duhet te jemi te bashkuar, duhet te fitojme me doemos keto ndeshje qe kane ngelur,duhet te bejme te pamunduren te dalim me koken lart ne pragun e titullit “kampion dimri”.

Titulli prej debore, do te behet shume shpejt nje ajzberg i pashterueshem.

Arsen Bardhi ©kfelbasani.com






Sot ne oren 13-30 ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores eshte luajtur ndeshja vlefshme per javen e 13-te se Superiores. Elbasani ka fituar kete takim me merite, kete gje e ka pohuar vete ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i kombetares, Sokol Kushta per mikrofonin e radios +2. Ndeshja fillon e bukur nga te dyja skuadrat, por ne nje moment nje pakujdesi e mbrojties vendase. Asete Ejanga ka perfituar duke kaluar Elbasanin ne avantazh 0-1. Flamurtari kerkon te kunderpergjigjet, por perball ka nje Elbasan te vendosur shume mire taktikisht dhe ne nje gjendje te mire fizike. Ne nje moment vlonjatet pretedendojne per nje 11-metersh, por gjyqtari kryesor nuk eshte i ketij mendimi dhe vazhdon lojen.

Me pas ne momentin me te mire per Flamurtarin, teksa loja ishte zhvendosur ne gjysme fushen e verdhebluve, Elbasani ne nje kundersulm te shpejt, ka zene ne befasi mbrojtien vendase, pasi mesfushori enegjik Abdulla ka shperthyer ne krahun e majt, jep nje krohsim te bukur per Sina, i cili nuk fal dhe me koke dyfishon rezultatin 0-2. Me pas skuadra vendase perpiqet shume te ngushtoje dhe te barazoje rezultatin, por perball ka nje skuader kompakte qe nuk toleron ne asnje moment kundershtarin. Ne tentativa te futbollisteve te Flamurtarit eshte mbyllur edhe kjo ndeshje. Tek sa verdheblute jane momentalisht ne krye te klasifikimit me 26 pike, por duhet pritur dhe ndeshja e ores 17-30 ne “Qemal Stafa” midis Tiranes dhe Vllaznis, pasi Tirana ka 25 pike ne tabelen e klasifikimit.

Elbasani eshte ne rrugen e titullit kampion pas fitores se sotme ndaj Flamurtarit, ata kane fituar bindshem, madje dhe vete opinioni vlonjat ka qene dakord se Elbasani e ka merituar fitoren ne te gjitha aspektet. Nderkoh qe drejtuesit e klubit verdheblu kane deklaruar se jemi ne rrugen e duhur dhe duhet te vazhdojme ne keto ritme.






darko_peric-300x193Vendimi ka ardhur pasi klubi verdheblu nuk ka shlyer financiarisht kroatin Darko Periç, i aktivizuar gjatë 2006-2007

Elbasanit i hiqen tri pikë nga klasifikimi dhe, në rast se brenda afatit të përcaktuar nga FIFA nuk i shlyen detyrimet futbollistit kroat Darko Periç, përjashtohet nga kampionati i superiores, pra zbret direkt një kategori më poshtë. Ky ka qenë thelbi i letrës që ka mbërritur dje në Federatën Shqiptare të Futbollit nga institucioni më i lartë ndërkombëtar i futbollit, FIFA.

Kjo letër ka pasur trajtë ultimative, që do të thotë se FSHF është e detyruar të zbatojë gjithçka i kërkon FIFA. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të FSHF-së, pikërisht nga shefi i sektorit të garave, Ilir Shulku, i cili menjëherë ka vënë në dijeni edhe zyrtarët e Elbasanit për letrën e mbërritur nga FIFA.

“Është e vërtetë që në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një faks nga FIFA, ku kërkohet që Elbasanit në mënyrë ultimative t’i hiqen tri pikë nga klasifikimi për një shkak të një problemi të pazgjidhur me një lojtar kroat, i aktivizuar me këtë skuadër disa sezone më parë. Jo vetëm kaq, por në rast se Elbasani nuk i shlyen detyrimet brenda afatit të përcaktuar nga FIFA, do të zbresë një kategori më poshtë. Ky është thelbi i faksit të mbërritur sot (dje) në federatë,” – ka shpjeguar Ilir Shulku.

Darko Periç, vetëm 5 muaj tek Elbasani
Shuma që duhet t’i paguante Elbasani kroatit Periç është 11 mijë euro. Futbollisti në fjalë ka zbritur në “Ruzhdi Bizhuta” në fillim të vitit 2007, pikërisht në janar dhe ka luajtur me verdheblutë deri në përfundim të sezonit. Mosshlyerja e detyrimeve financiare nga drejtuesit e klubit e ka detyruar kroatin Periç, që me sa duket ka nënshkruar kontratë të rregullt me menaxherë të FIFA-s, t’u drejtohet komisioneve juridike pranë institucionit më të lartë ndërkombëtar të futbollit.

Pasi Periç e ka fituar çështjen, Elbasani duhet t’i paguante shumën 11 mijë euro, por kjo nuk ka ndodhur. FIFA ka ndërmarrë veprimin ekstrem, duke i dërguar një letër FSHF-së, ku e urdhëron që Elbasanit t’i hiqen tri pikë nga klasifikimi dhe, në rast të mospërmbushjes së detyrimeve, përjashtihet nga superiorja dhe zbret një gategori më poshtë.

Nëse s’paguan 11 mijë euro, Elbasani përjashtohet
Masat që do të merren ndaj Elbasanit. nëse nuk shlyen detyrimet ndaj Darko Periçit. do të jenë drastike. Në letrën e FIFA-s e zeza mbi të bardhë thotë: “Nëse nuk i shlyen detyrimet, përjashtohet nga kategoria superiore.

” Drejtuesit e Elbasanit duhet ta marrin shumë seriozisht kërcënimin e FIFA-s, që kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave në futboll nuk toleron askënd. Shuma për t’u paguar është 11 mijë euro, çka do të thotë se gjithçka ka ardhur për arsye neglizhimi, duke mos e vlerësuar kontratën që ka nënshkruar kroati me drejtuesit verdheblu.

Rasti “Periç”, paralajmërim për të gjitha klubet
Faksi i FIFA-s i mbërritur në FSHF është paralajmërim për të gjitha klubet shqiptare, që jo rrallëherë kanë probleme kontraktuale me futbollistët. Madje, për këtë të fundit, rasti “Pejiç” është për t’u mbajtur “vath në vesh”, që kontratat e nënshkruara të jenë profesioniste.

Nuk është hera e parë që një lojtar i huaj fiton “gjyqin” ndaj klubeve shqiptare, që nuk e kanë të vështirë të mos i zbatojnë kontratat. Disa vite më parë, Tirana, skuadra që ka fituar më shumë tituj në Shqipëri është detyruar t’i paguajë një shumë të majme mbrojhtësit holandezi Venhof, i cili është aktivizuar me bardheblutë në sezonin 2002-2003.(sportishqiptar.com.al)






tig1rat4-221x300Po shkruaj keto pak rreshta si artikullin e pare pas nje kohe te gjate pushimi. Endrra e tifogrupit “Tigrat Verdheblu” nuk mund te shuhet kurrsesi per shkak te disa mosmarreveshjeve tashme te njohura mes anetareve te stafit drejtues te ketij website. Ky web eshte per te gjithe pasi, qe nga dita e pare e funksionimit te tij, eshte punuar vullnetarisht dhe ne saje te nje pune te palodhshme cdo dite e cdo nate si nga ana e webmasterit dhe nga ana e adminave, qe kane bere te mundur njoftimin ne kohe reale te te interesuarve me lajmet me te fundit nga klubi i futbollit Elbasani dhe nga organizimet e shumta te ultrasve verdheblu nepermjet forumit. Deshiroj te komunikoj se, pas problemeve te shumta teknike dhe administrative qe e lane perkohesisht webin jashte funksionimit, vendosa te marr persiper rolin e moderatorit ne lidhje me eliminimin e kontradiktave mes bashkepunetoreve te ketij webi. Falenderoj te gjithe ata qe kontribuan per kete rikthim dhe siguroj qe ky web do funksionoje ne grup. Shpresoj qe gjithcka te shkoje mire me te gjithe bashkepunetoret.






Artan Bushati trajner i U-21 tashme ka bere publike listen e lojtareve qe do ti nenshtrohen nje prove shume te veshtire per te arritur nje vend si titullare ne kombetaren tone.Vihet re ne kete liste lojtare e talente te rinj qe aktivizohen si ne Superligen e Shqiperise, po ashtu dhe ne ligat europiane .
Por e vecanta eshte se ne kete liste ben pjese talenti i ri elbasanas Egert Kuci, i cili ka qene gjithmone pjese e ekipit kombetare dhe tashme A.Bushati krijoi serisht besimin dhe e thirri per proven me te veshtire qe do kaloj ne kete sezon te mbushur me shume aktivitete te veshtira. Ne kete rast behet fjale konkurenca qe ka midis lojtareve, secili ne kete prove do japi maksimumin per te treguar se vertet i perket nje ekipi shqiponjash, po ashtu luhet e njejta monedhe dhe per lojtarin vedheblu kampion i Shqiperise me skuaderen e Elbasanit.
Gjate kesaj kohe E.Kuci ka pasur nje stervitje dhe nje zbor shume te madh nga tranieri Luan Deliu , nga lojrat qe ai ka luajtur per verdheblute ku forca dhe forma e tij eshte mese e plote per tu paraqitur denjesisht dhe me bindje te plote ne “zborin e U-21″ per te perkrahur ngjyrat “kuqezi”. Me tekniken e tij e qesa vjen e rritet,me fantazine dhe punen qe po ben duhet te pretendoje dhe te marre ate cka i takon nga kjo sfide e rendesishme.
Populli elbasanas dhe sportdashesit e shumte e perkrahin dhe i urojne suksese ne karrieren futollistike Kucit, gjithashtu e perkrahin dhe e urojne “Tigrat Verdheblu”, te cilet e kane brohoritur dhe duartrokitur per me shume se tre vjet. Dhe do vazhdojne ta perkrahin gjithmone sepse eshte lojtar i Elbasanit dhe talent i tij. Sic eshte dhe K.Duro e D.Bylykbashi.
I urojme fatin me te madh dhe suksese ne kete sfide qe po i afron.
“Tigrat Verdheblu” i urojne suksese Egert Kucit. Pranine e Tigarve do ta ndiesh dhe perkrahe fanelles se Kombetares Shqiptare.

Arsen Bardhi ©kfelbasani.com






Dje paradite ne zyren e presidentit Arben Laze ka mberritur sic ishte parashikuar trajneri i ardhshem i Elbasanit Edmond Gezdari. Timonieri i ri verdheblu eshte shprehur se nuk jam menduar 2 here kur behet fjale per nje president si Laze qe ka investuar shume per futbollin shqiptar. Nderkohe qe ka falenderuar dhe Deliun per punen e bere duke u shprehur se nuk eshte faj i tij per rezultatet e Elbasanit. Nderkohe qe Filja do te jete asistenti i tij dhe trajneri i portjereve do te jete serisht Bujar Gogunja duke bere nje rrokad me Dostin, i cili ka marr drejtimin e te rinjve te Elbasanit. Ndersa presidenti Laze ka deklaruar se tek Elbasani nuk mundet te qendrojne disa lojtare qe fusha e futbollit iu duket si teater kukullash. Gezdari ka premtuar se me merkaton e janarit Elbasani do te shkoj patjeter ne UEFA. Por, ne anen tjeter presidenti Laze eshte i mendimit se Elbasani mundet te shpallet serisht kampion edhe pse distanca me kryesuesit e Tiranes eshte 11-te pike.
Duhet te shohim ditet ne vazhdim merkaton qe do te zhvilloi Elbasani dhe per te pare nese Deliu ka qene defekti i vetem i verdhebluve. Por, gjasat me nje trajner plot eksperience si Gezdari jane qe Elbasani te kete nje progres te konsiderueshem ne rezultatet e tij, pasi ky trajner me pare ka drejtuar skuadra si Partizani, Teuta dhe Lushnja, gjithashtu ka edhe nje eksperience te konsiderueshme me grup moshat e kombetareve Shqiptare. Nderkohe qe Deliu eshte emeruar nga presidenti Laze si krye trajneri i grup moshave ne Elbasan.






Vazhdojne pergatitjet per derbin e prefektures, qe do luhet gjate fundjaves ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit. Stervitja e dites se enjte, e zhvilluar ne fushat e kalcetos te kompleksit “Ajek”, eshte ndjekur nga afer edhe nga anetare te tifogrupit.

Shkak per zhvendosjen e seances stervitore ne kete kompleks jane bere kushtet e papershtatshme, qe te ofron fusha e vjeter e sportit “Shefqet Lamce” e renduar se tepermi nga shirat e diteve te fundit. Stervitja ka filluar rreth ores 14:30 dhe te pranishem kane qene pothuajse te gjithe futbollistet. Nje prononcim per websitin tone ka dhene edhe trajneri Krenar Alimehmeti, i cili eshte shprehur optimist ne prag te kesaj sfide.

“Humbja me Teuten duhet lene pas dhe ne duhet te perqendrohemi ne sfidat qe vijojne. Pergatitjet e ekipit po shkojne mire dhe cdo gje eshte ne harmoni te plote.”

Edhe pse Alimehmetit do ti mungojne dy lojtare titullare per kete ndeshje derbi, Radovic (i skualifikuar per shkak kartonash) dhe Sadiku (i demtuar ne stervitje pas nje perplasje me Llanin), ai shprehet serish se do kerkohet me cdo kusht fitorja, pasi cdo rezultat tjeter do konsiderohej si deshtim per ekipin e drejtuar prej tij.

“Jemi konshient qe Shkumbini ka nje ekip shume te mire me lojtare cilesore ne gjirin e tij dhe neve na pret nje sfide shume e veshtire, por Elbasani nuk ndjehet aspak inferior ndaj rivaleve, pasi edhe ne kemi lojtare cilesore ne ekip. Do ndihen shume mungesat e Sadikut dhe Radovic, pasi keta jane lojtare shume cilesore qe i japin tjeter pamje lojes se ekipit, por kemi lojtare te tjere qe mund te mbulojne keto dy role. Ne do te futemi ne fushe vetem per fitore, pasi renditja ne tabelen e klasifikimit nuk na lejon tjeter rezultat, por do te jete nje ndeshje e forte per vet faktin qe konsiderohet si ‘Derbi i Prefektures’. Jemi pergatitur maksimalisht per kete ndeshje dhe shpresojme ne nje rezultat pozitiv duke patur parasysh qe jemi edhe te favorizuar, pasi do kemi mbeshtetjen e tifozerise tone te mrekullueshme ne shkallet e stadiumit, qe jane nje ‘arme’ shtese per ne.” – ka perfunduar trajneri Krenar Alimehmeti.

Nderkohe qe ne dispozicion te drejtuesit te pankines verdheblu, do te jete edhe mesfushori i krahut te djathte Idrizi, i cili mungoi ne sfiden ndaj Teutes per shkak skualifikimi. Mesfushori shqiptaro-maqedonas do ta nise nga minuta e pare takimin me Shkumbinin.

Dorian Bylykbashi mungon perseri.

Nuk do te luaje as ndaj Shkumbinit dhe as ndaj ekipeve te tjera, me te cilat do ndeshet Elbasani gjate vitit 2010. Eshte ky verdikti perfundimtar i konfirmuar edhe nga vet lojtari ne fjale. Bylykbashi do te aktivizohet me ekipin verdheblu vetem duke filluar nga muaji janar i vitit 2011, muaj ne te cilin lirohet perfundimisht nga kontrata qe ka patur me ekipin ukrahinas te Kryvbas. Edhe pse eshte perfolur ne te gjithe ambjentin futbolldashes ne Elbasan, qe e shohin lojtarin elbasanas si te vetmen shprese per te mos rene serish nga kategoria, drejtuesit e ekipit verdheblu kane vendosur qe te presin deri ne janar per te pasur sherbimet e lojtarit. E gjithe kjo behet per te mos paguar vleren e kontrates qe e mban ende te lidhur me Kryvbas.

Engert Kuci do rifilloje stervitjen pas 2 javesh.

Nuk eshte stervitur fare me ekipin verdheblu kete sezon. Eshte demtuar me pare dhe eshte detyruar ti nenshtrohet nje operacioni per muskujt e barkut, nga i cili ka dale me sukses. Ka qene pikerisht mesfushori elbasanas, qe ka deklaruar se tashme ndihet mire dhe se do te rifilloje stervitjen me ekipin verdheblu pas dy javesh. Por kete gje e konfirmon edhe mjeku i ekipit Mehmet Buzmerxhani, sipas te cilit Kuci eshte i gatshem per tju rikthyer stervitjes bashke me grupin.(Toni/ Tigrat Verdheblu)






2007.02.26_kampionetNë një intervistë eskluzive për sajtin tonw www.kfelbasani.com mesfushori verdheblu Mehmetaj shpreh hapur indinjatën e tij për treshen e gjyqtarëve që drejtuan takimin e Gjirokastrës midis Luftëtarit dhe Elbasanit. Sipas tij Elbasani jo vetëm që ka pasur arbitrimin dhe fatin kundër, por i është anolluar një gol mese i rregult dhe Nora në momentin e aksionit të marrjes së 11-metërshit ka qenë dukshëm jashtë loje. Gjithashtu ai pranon hapur dhe i jep të drejtë tifozerisë për kontestimet e rezultateve të deritanishme.

Armand ke zhvilluar një 90-min pozitiv ndaj Luftëtarit dhe pse sa po ishe rekuperuar nga një dëmtim!

Pavarësisht se vija nga një dëmtim në gjurin e djathtë që nuk ishte rekuperuar plotësishtë, mendoj se kam bërë detyrën time ndaj Luftëtarit. Që nga momenti që trajneri përmendi emrin tim, unë nuk u mendova 2 herë, shtrëngova dhëmbët dhe dhashë maksimumin tim në këtë ndeshje.

Mendon se skuadra luajti mirë ndaj Luftëtarit dhe ku “calon” ky Elbasan?

Besoj se gjithë skuadra dha maksimumin në fushën e lojës dhe kërkuam të fitonim me cdo kushtë këtë ndeshje, por faktori psikollogjik mendoj se ndikon negativisht tek ne, pasi kemi 7 javë që nuk njohim fitore dhe vinim me moral të ulët pas humbjes ndaj Teutës në fushën tonë. Ne i kishim të gjitha mundësitë ta fitonim këtë takim, por dhe fatin kohët e fundit e kemi kundër, sikurse dhe arbitrimin që la për të dëshiruar dhe në këtë ndeshje, pasi na u mohua nga gjyqtari Jareci një gol mese i rregulltë.

Sipas jush gjyqtari Jareci ishte i njëanshëm në këtë ndeshje, pasi duhet thënë se ai ka precedenca negative ndaj Elbasanit!

Jo vetëm Jareci, por dhe 2 asistentët e tijë ishin kundër nesh dhe nuk është ndonjë gjë e re për ne. Në rastin e penalltisë së fituar nga Nora, dua të them bindjen time nga këndvështrimi i një mbrojtësi në fushë se Nora në momentin që ka marr topin ndodhej në pozicion jashtëloje, por cuditërisht vetëm gjyqtari nuk e pa një gjë të tillë, pasi Nora ishte vetëm nja 3 metra jashtëloje, jo më shumë.

Edhe pse një futbollisti nuk i takon të merret me të tilla gjëra, pyejta ime do te ishte: Pse KF Elbasani pranon një arbitër të tillë si Sokol Jareci.

Këto janë kompetencat e klubit. Por një gjyqtarë si Jareci nuk është hera e parë që na ndëshkon, pasi ai në të kaluarën këtë gjë e ka bërë rregullisht. Dua të them hapur se nga fillimi dhe deri tani kemi qënë “pre” e arbitrave, por kjo nuk do të thotë se ne jemi pa faj dhe ne kemi përgjesitë tona si skuadër për rezultatet e deritanishme.

Këtë javë do të prisni një skuadër si Besa, e cila është në “top formë”, a do të fitojë Elbasani këtë ndeshje?

Nuk mundet të bëjë parashikime do të fitojmë, apo jo, por di t’ju them që do të japim 200% të mundësive tona që ta fitojmë këtë takim ndaj Besës. Pasi nuk na ka ngelur gjë tjetër vetëm ti marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund të bëjmë llogaritë tona.

Cfarë do t’i thotë Mehmetaj tifozerisë elbasanase?

Ne e dimë shumë mirë që tifozeria ka të drejtë që është mërzitur me ne dhe kanë të drejtë të mendojnë cfarë të duan për ne, sepse i kemi merituar të gjitha me rezultatet e deritanishme. Por unë i bëjë thirrje të mos na braktisin në momentin tonë më të vështirë, pasi gëzimet dhe hidhërimet duhet ti ndajmë bashkë, duke kërkuar të bëjmë të pamundurën sëbashku që ta cojmë Elbasanin atje ku i takon në këto takime të mbetura.

Intervistoi: A Matraxhiu © kfelbasani.com

Durimi ka një kufi! – 26/02/2007
Deri sa do te durojne zemrat e tifozeve kete paraqitje te Elbasanit?

Elbasani ka disa ndeshje qe eshte paraqitur shume dobet duke mos fituar asnje ndeshje, golat mungojne, gjithashtu dhe rezulatet. Tifozat ndjehen te ofenduar nga te gjithe lojtaret e Elbasanit, pasi nje gje te tille ia kane inponuar disa lojtare qe mendojne se fanella verdheblu eshte “mall pa zot”, por keta pseudolojtare qe vijne ne Elbasan per te marr leket dhe asgje me shume duhet te dine mire se ne tifozet verdheblu nuk do te dorezohemi asnjehere, do te jemi gjithmone ne mbrojtje te simboleve te klubit tone te zemres deri ne vdekje. E dime shume mire se kur lexoni keto fjale qe dalin nga zemrat tona ju futbollistet e famshem “parazite” i shperfillni duke menduar se dava tifozesh, por mbajeni mend se nje dite do na soset durimi dhe pasojat do ti vuani vetem ju futbollistet manikina (merreni si presion dhe si te doni ju). Mos na mendoni psedudotifoze se ne kemi bere maksimumin e mundshem per ju, ndersa ju na e keni shperblyer me sfilatat e modes qe na keni dhuruar ne vend te nje ndeshje futbolli dhe e keni kthyer fushen e futbollit ne pasarele top-modelesh, ku hecni ne fushe me hap skenik. Po cfare t’ju themi me shume? Ju na keni thyer zemren, na keni ulur koken, na keni hequr krenarine e akumuluar ne 2 vite me disa futbolliste te cilet jepnin zemren ne fushe edhe pse nuk ishin elbasanas. Ku je o Safet Osja ku je? Ku je o Skerdi Arusha ku je? Ku je o kapiteni pa vdekshem Nevil Dede? Ku je o Endri Vrapi ku je? Ku jeni te gjithe ju qe na treguat te gjitheve ne se si me pune dhe pa fjale mundesh te shpallesh kampion i Shqiperise. Te gjithe futbollistet e vjetshem ishin shembull per cdo futbollist manikine qe kemi sot ne ne skuader. Na ka marr malli te shikojme dhe njehere stadiumin e mbushur plot, na ka marr malli te ndjejme dhe njehere emocionet e fitores, por kete vite na jane bere humbjet si fitore, shkurt muhabeti nuk vazhdohet me keshtu dhe qe te gjithe verini gishtin kokes, mos zbrisni nje pasdite ne Elbasan per piknik. Nuk kemi me cfare tju themi sepse na keni hequr cdo ide nga koka me ate lloj futbolli (i thencin) qe na servirni. Ndonje dite do te kuptoni tamam se cilet jane tifozet verdheblu dhe zemrat e tyre, por do te jete shume vone per te gjithe ju.

Tigrat Verdheblu ©kfelbasani.com

Po me Deliun c’paten xhanem? – 26/02/2007
“Po me uren c’paten xhanem ” eshte nje batut qe na ka ngelur ne mendje qe ne femijeri nga nje film i asaj kohe. Por ne tifozet e Elbasanit perkthehet po me Deliun c’paten xhanem. Ne kete kampionat klubi yne ndertoi nje ekip “rokapjekthi”, por patem nje trajner te uritur per rezultate , i cili nuk dispononte kontigjentin e Bushatit apo te Dajes(e Gezdarit). Megjithate me kontigjentin qe kish ne dispozicion Elbasani rivalizoi per nje pjese te mire te fillim kampionatit duke mbajtur dhe vendin e 2-te. Ne tifozet e kishim te qarte se me ate kontigjent futbollistesh kishim marre maksimumin. Klubi na beri te enderrojme duke marre ca lojtar me emer te madh por te pavlefshem per klubet e tjera si: Patushi, Merkoci, Korreshi apo ndonje te huaj pa ekip si Peric. Qershia mbi tort na u servir trajneri yne i ri Gezdari, i cili me pare kish stervitur ekipe te dores se dyte. Menduam se fajin na e kish Deliu dhe ndonje i larguar( Capja). Por rezultatet e deritanishme flasin qarte 2 pike ne 5 ndeshje, katastrof per nje ekip i cili pretendonte zonen UEFA. Keto rezultate na bene te qarte se faji nuk na paskesh qene i Deliut, i cili luante me Asete,Akamba, apo ndonje anonim tjeter. Kete kampionat KF Elbasani e nisi keq jo per faj te Deliut, por te drejtuesve te tij. Keta te fundit nuk ishin ne gjendje te ndertonin nje ekip duke perseritur 2 sezonet e fundit. Ne tifozet ultras ndjeme detyrimin te themi: Faleminderit trajneri yne ELBASANLLI “Luan Deliu” per aq sa bere brenda mundesive qe tu krijuan.
Avokati ©kfelbasani.com

Luftetari-Elbasani 0-0:
Arlind Nora, “nostalgji verdheblu”! – 24/02/2007
Elbasani nuk ka shkuar me teper se nje barazim sot ne ndeshjen e vlefshme per Superligen shqiptare. Ndeshja eshte luajtur ne nje terren jo te pershtatshem, pasi terreni linte shume per te deshiruar ne te gjitha drejtimet. Elbasani ka dominuar ne shumicen e lojes, por kampionet kane qene te pa sakte perpara portes, ku Eriol Merxha ka humbur disa raste perball portierit Irakli Toci. Arlind Nora ka humbur ne minuten e 3 nje penallti duke e derguar topin mbi tranversen e portes se mbrojtur nga kapiteni Kotorri. Me pas Elbasani ne pjesen e dyte merr ne dore “frenat” e lojes duke organizuar nje mori rastesh ne porten e vendasve te Luftetarit, por cuditerisht portjeri elbasanas qe mbron ngjyrat e Luftetarit, Toci, ashtu si ne ndeshjen e fazes se pare ne Elbasan eshte kthyer ne nje “mace te zeze” per verdheblute dhe ka bere disa here mrekullin ne shumicen e aksioneve. Kosovari i palodhur Ilir Nallbani ka nxjerr nga “arsenali” i tije nje predhe te vertete nga rreth 30 m, por fati nuk eshte ne anen e tije dhe topi perplaset ne tranvers. Keshtu Elbasani ka humbur dhe 2 pike te tjera ashtu si ne ndeshjen e Fierit ndaj Apolonise, duke dominuar ndeshjen per te shumten e kohes, por sa vlere ka kjo gje kur nuk arrin te fitosh dhe te marresh 3 piket ne shtepi. Trajneri Gezdari dhe “ushtaret” e tije duhet te mendojne per ndeshjen e ardhshme qe i pret ndaj Beses, e cila eshte ne nje forme shume te mire pasi ka koleksionuar rreth 4 fitore rradhazi ne kampionat.

A. M. ©kfelbasani.com

PETICION
Drejtuar:
Futboll Klub Elbasanit,
Presidentit te Futboll Klub Elbasanit, Z.Arben Laze,
Kryetarit te Keshillit te Mbikeqyrjes te Futboll Klub Elbasanit, Z.Ilir Bejtja,
Sekretarit te te Futboll Klub Elbasanit, Z.Artin Kovaci

Nisur nga rezultatet shumë të dobëta të javëve të fundit, ku Elbasani ka marrë vetëm një pikë në pesë ndeshje rradhazi në kampionat, “Tigrat Verdheblu” shprehin hapur pakënaqësinë dhe indinjatën maksimale për gjendjen e “krizës” në të cilën ndodhet ekipi i tyre i zemrës. Nuk mund të vazhdojmë të luajmë me lojtarë të tillë të cilët nuk vrapojnë në fushë.

Ekipit tonë do t’i duhet të luajë këtë javë një transfertë shumë të vështirë në Gjirokastrës, kundër Luftëtarit të etur për pikë, por këtë herë do t’i mungojë edhe përkrahja jonë, në shenjë proteste për rezultatet e dobëta dhe mungesën e impenjimit nga shumica e atyre që fatkeqësisht mbajnë veshur fanellën tonë të shenjtë “VERDHEBLU”.

Nuk duam t’i pergjithësojmë të gjithë lojtarët, por njëkohësisht nuk duam të përmendim emra të vecantë, pasi nuk duam të akuzohemi si përcarës të ekipit. Nga ana tjetër tifo-grupi ynë, që ka në gjirin e tij tifozat me të zjarrtë të Elbasanit, nuk mund të heshtë përballë gjëndjes aktuale të ekipit dhe rezultateve shumë të dobëta. Ajo që ne kërkojmë është respekti maksimal për njyrat verdheblu dhe simbolet e ekipit tonë. Ne ju duam gladiator të vërtetë në fushë, futbollistë që lozin me mish e me shpirt, që respektojnë fanellën e ekipit kampion dhe që respektojnë mijërat e sportdashësve që mbushin stadiumet, jo vetëm në Elbasan, por kudo ku luan ekipi ynë i zemrës.

Në vazhdim të protestës sonë, Tigrat Verdheblu do të lenë bosh shkallët e tribunës ballore të Stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, në 20 minutat e para të ndeshjes së ardhshme që do zhvillohet në Elbasan ndaj Besës së Kavajës, pavarësisht rezultatit të ndeshjes me Luftëtarin.

Duke marrë parasysh sa thamë më sipër ne ju kërkojmë drejtuesve të Futboll Klub Elbasanit:

1. Të marrin të gjitha masat e nevojshme për shëndoshjen e situatës brenda ekipit të Elbasanit, dhe në qoftë se është e nevojshme të largojnë nga ekipi shkaktarët e kësaj krize, cilëtdo qofshin ata.

2. Të analizojnë se bashku me të gjithë lojtarët dhe trainerët rezultatet e dobëta të javëve të fundit dhe të kërkojnë me ngulm nga ekipi që ndeshja e radhës me Luftëtarin të shënojë kthesën e shumëpritur në lojë, shoqëruar me një rezultat pozitiv, që për ne tifozët ultras përkthehet vetëm FITORE.

3. Të ndalojnë që në të ardhmen të përsëriten fenomene të tilla, të mungësës së impenjimit dhe respektit nga ana e lojtarëve dhe trainerëve për fanellën verdheblu dhe simbolet e ekipit kampion ELBASANI, për të cilat ne Tigrat Verdheblu jemi krenarë dhe do t’i mbrojmë gjithmonë me fanatizëm.

Në fund duam të falenderojmë të gjithë nënshkruesit e këtij peticioni, anëtarë të Tigrave Verdhblu, dhe duam t’i urojmë ekipit tonë të zemrës Elbasani vetëm fitore.

Ne s’na tremb dot askërkush
Zemrat tona janë në fushë!

Elbasani-Teuta 0-1:
Kjo skuadër meriton të stërvitet tek “GORGA”! – 21/02/2007
Fillimisht duhet t’i shpjegojmë tranierit Gëzdari dhe shumicës së futbollistëve që nuk janë elbasanllij dhe akoma nuk po integrohen me ekipin se ç’do të thotë “Gorgë”. Po më mirë këtë mund tua tregojë Stojku, se jo vetëm është elbasanlli, por vazhdon të ngelet më i miri ekipit. Për këtë ai mjafton ta marrë një ditë në shëtitje Gëzdarin dhe t’ja tregojë. Sigurisht me kusht që ta gjejë ndonjë ditë esëll, se vetëm atëherë ai do të kuptojë se në ç’gjiriz(hale) e ka futur skuadrën e Elbasanit.

Elbasani ka zgjënyer dhe sot në ndeshjen e rradhës kundër Teutës në “Ruzhdi Bizhuta”. Miqtë e drejtuar nga Starova janë treguar më kompaktë dhe kanë marr një 3 pikësh me shumë vlera. Duhet thënë se skuadra e Elbasanit është kthyer nga krenaria në turpin e këtij qyteti pasi po degjeneron me lojën e sajë nga ndeshja në ndeshje. Disa lojtarë anonim dhe pa gjakë, të cilët nuk meritojnë as ti përmendim emrat. Kjo skuadër gjatë gjithë ndeshjes ka luajtur e corjentuar dhe “trajneri” Gëzdari është një dështak duke mos e pasur haberin se si funksionon një skemë futbolli. Ne si tifozë ultras i kemi qëndruar dhe do ti qëndrojmë besnikë skuadrës tonë, por nuk fshehim realitetin që kjo skuadër jo vetëm nuk meriton të luaj në “Ruzhdi Bizhuta” por dhe stërvitjen duhet ta bëjë në ambjentet e “mrekullueshme” të lumit GORGA, atje e ka vendin kjo pseudoskuadër që po thyhen zemrat e tifozerisë duke ia “ulur kokën” nga njëra ndeshje në tjetrën. Nuk ka turp më të madh për një tifozeri kur përfaqësohet nga disa futbollist si këta që kemi, pasi kush e kupton futbollin dhe realitetin e tij, kur shikon Elbasanin duke luajtur kupton se këta “futbollistë” luajnë sa për të kaluar rradhën dhe nuk ndjejnë me zemër fanellën verdheblu, pastaj ajo qe dihet është që këta “GORGISTA” luajnë në Elbasan vetëm e vetëm për shumat e parave që fitojnë nga kontrat e tyre. Jemi të detyruar ti mësojmë shumë gjëra trajnerit dhe futbollistave jo elbasanas (GORGISTA) që skuadra jonë e zemrës dhe në momentet më të vështira të sajë është dalluar për një shpirt të lartë gare dhe futboll luftarak, duam ti kujtojmë këtyre mbeturinave futbollistike se nuk kan shancin të tallen me skuadrën tonë dhe me ne si tifozë ultras. Madje ne si tifo-grup do t’i kërkojmë presidentit tonë të nderuar Arben Laze me anë të një peticioni respektin që po i mohoni ju fanellës tonë të shenjtë verdheblu dhe paraljmërim për përjashtim nga skuadra të disa mbeturinave që kujtojnë se futbolli luhet me emër dhe jo me zemër. Mendojmë së nëse skuadra jonë do të humbas dhe ndaj Luftëtarit në Gjirokastër këtë jave, presidenti jonë Laze duhet të dërgojë Gëzdarin dhe të tjerët të stërviten tek gorga sepse mbase atje e kanë edhe vendin e vetë ku frymëzohen dhe ku mundet të marrin dhe veten nga klima, e cila mundet ti ndihmojë për të fituar formën e mirë fizike. Mbase jemi dhe shumë të ashpër në konsideratat tona, por ndjehemi shumë të ofenduar dhe na është “rrëmbyer” krenaria jonë kampione nga disa mbeturina që hidhen nga një kosh në tjetrin.

Sa për ndeshjen, ka përfudnuar me fitoren e Teutës, e cila e meritoi fitoren. Kuli, Vila, Buna, Gjondeda, kanë qënë si Ronaldinjo për mbrojtjen tonë “kukull” dhe më pas Xhafa ka shtyrë topin me portën e boshatisur 0-1.

I bëjmë thirrje dhe njëherë të gjithë skuadrës se tani e tutje mos të presin më respekt nga ana jonë, pasi respekti është reciprok dhe në këtë botë ç’do të mbjellësh, do të korrësh.

Tigrat nuk harrojnë të përshendesin 3 ish-futbollistët e Elbasanit, Vrapi, Tetova, Brahja, për atë cfare kanë dhënë me fanellën tonë dhe për përshëndetjen që na dhanë në fund të takimit në “Ruzhdi Bizhuta” pavarësishtë se kundërshtarë.

Tigrat Verdheblu ©kfelbasani.com

Tigrat: Nuk pranojme me justifikime! – 20/02/2007
Se shpejti skuadra kampione ne fuqi Elbasani do te kete ndeshjen e rradhes me ekipin e Teutes se Durresit, ku ka pohur neper shtypin e perditshem se kete ndeshje do te hyjne ne fushe si triumfatore dhe si kampione te vertete. Ne Elbasan dhe ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” kjo ndeshje pritet me nje entuziazem te jashtezakonshem sepse nje skuadre kampione luan kunder disa lojtaresh ish-kampione me te njejtat ngjyra verdheeblu, pra sikurse eshte dhe interesante eshte dhe e frikshme se kundershtari ne kete rast e njeh mire terrenin dhe mbi te gjitha nuk do i le hapsire vetes per gol, kjo pasi dhe Teuta po lufton per nje vend ne kupat e Europes.

Tigrat ne kete rast i drejtohen skuadres verdheblu me nje mesazh domethenes dhe kush e ndien veten lojtare te Elbasanit ta fiksoje mire ne koke.

“Duam fitore si kompesim i perkrahjes qe ju kemi bere ne cdo stadium te Shqiperise ne cdo ndeshje, ne cdo ndeshje te kupes, ne cdo loje pergatitese, ne cdo moment stervitje”

Kjo eshte nje hap per te na dhene dhe ne buzeqeshjen qe tashme ka kohe qe na mungon. Tigrat e kane thene dhe e perserisin gjithmone shprehjen “Verdheblu deri ne vdekje”

, kjo per faktin se ate monedhe qe ne hedhim per ju pra sic duam skuadren dhe ju rrespektojme ju, po te njeten monedhe duam dhe nga ju “vecse nje loje serioze dhe me shpirt nje fitore te rendesishme dhe nje gezim ne zemrat e tifozeve te zjarrte elbasanas.

Urime ne kete ndeshje decizive per Superligen. Ne kete bote asgje nuk eshte e pamundur.

Arsen Bardhi ©kfelbasani.com

Politika me futbollin, si toka me qiellin!
Futbolli ndjehet me zemër dhe jo me karriket e postet e pushtetarëve dhe karrieristave që mendojnë natë-ditë se si të mashtrojnë të nesërmen në mitingun e rradhës.
Politika është një nga fenomenet më të cuditshme në të gjithë botën, ajo shpesh herë ka bërë që të “plasin” luftëra botërore dhe civile. Gjithashtu prej këtij fenomeni kanë humbur jetën mijëra e mijëra njerëz të fajshëm dhe të pafajshëm. Por ajo që na shqetëson më tepër ne njerzit që kemi si pasion dhe e duam me zemër futbollin, është fakti i pamohueshëm se ky fenomen kohët e fundit po futet dalë nga dalë në botën e futbollit, e cila është një botë e spektaklit dhe e “luftës” së fortë sportive, e mundit dhe e djersës që derdhin futbollistët në fushë, pa pasur nevojë për klane, intriga dhe armë. Futbolli është një lojë që i ka zanafillat e veta të bazuara në argëtimin e njerzëve, por me kalimin e viteve kjo lojë u kthye dhe loja më e bukur në botë. Qindra miliona fansa në të gjithë botën e duan pa interes këtë “lojë magjike”, ata e dashurojnë si të jetë një pjesë e trupit të tyre, ndonjëherë duke bërë edhe sakrifica personale për pasionin që kanë për këtë botë, ku mbizotëron “fair play” dhe ai që përkushtohet më shumë në idealin e tija duke u stërvitur c’do ditë. Futbolli ndjehet me zemër dhe jo me karriket e postet e pushtetarëve dhe karrieristave që mendojnë natë-ditë se si të mashtrojnë të nesërmen në mitingun e rradhës. Fakti që politika po kërkon të shfrytëzojë dhe botën magjike të futbollit, duke u futur për interesat e tyre personale duke e shfrytëzuar për reklamë të njërës apo tjetrës parti, do të krijojë një botë plot klane dhe intriga, që mbase deri tani e ka krijuar, por duke ndejtur pas “kuintave”. Në fakt metaztazat e para të kësaj teme që po diskutojmë janë shfaqur dhe në botën e futbollit tonë shqiptar, fakti më i turpshëm dhe i pajustifikueshëm ndodhi para pak kohe me skuadrën e Apolonisë së Fierit, ku katër nga futbollistët brazilianë u arrestuan dhe u dëbuan sikur të ishin “kafshë” drejt atdheut të tyre, me pretekstin e mungesës së dokumentacionit. Ky është një rast i pa precedent që nuk ndodh në asnjë vënd të botës dhe aq më shumë në futbollin tonë shqiptarë, ku “rregullat” zbatohen me pikatore dhe futbollistët transferohen sipas qejfit nga një skuadër në tjetrën. Ka pasur raste të tilla dhe në Itali, ku luhet dhe një nga kampionatet më të bukura në botë, por asnjëherë futbollistët nuk janë trajtuar si “kafshë” dhe institucioni i futbollit në këtë shtet ka vepruar vetë pa ndërhyrjen e shtetit. Nëse do të ishin me të vërtetë pa dokumenta këta lojtarë, atëherë institucioni kompetentë FSHF duhet t’i ndalonte futbollistët në fjalë të mos aktivizohenin në kampionatin tonë kombëtarë. Nuk është se na shqetëson në mënyrë të vecantë vetëm rasti “Apolonia”, por kjo histori mundet të përsëritet dhe akrepat e busullës nuk dihet se nga cila palë do të drejtohen në të ardhmen duke e “shkatërruar” në mënyrë graduale futbollin shqiptar. Politikanët tonë të dashur duhet të marrin shembullin më të mirë nga Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, që gjatë kohës që ishte në krye të shtetit Italian, nuk u “përzie” asnjëherë me futbollin, ai dhe në stadium dukej shumë rrallë, duke mos kërkuar që të ngatërrojë futbollin me politikën. Por, pushtetarët shqiptar janë duke shfrytëzuar në maksimum hapësirat e futbollit për interesat dhe reklamimet e tyre personale, pasi një gjë është e sigurt që futbolli atyre shumë pak i intereson, për të mos thënë fare! Po të kishin ndonjë gjë të përbashkët këta njerëz me futbollin nuk do të shfaqeshin në tribunat e stadiumeve vetëm në kohërat e tyre të “arta” të fushatave elektorale. Duam apo nuk duam, ky është realiteti dhe askush nuk mundet që ta mohojë një gjë të tillë, pasi faktet janë të shumta dhe pse dikush mundet ta bëjë një vesh “shurdhë” dhe një sy “qorr”, ky është një realitët që do ta vuajnë të gjithë njerzit që kanë lidhje me futbollin. Këta politikanë që nuk kanë asnjë lidhje shpirtërore me futbollin organizojnë takime dhe konferenca me drejtues të klubeve të ndryshme, duke shfrytëzuar audiencën që ka një skuadër futbolli për reklamimin e tyre në fushatat elektorale. “Do të rrisim investimet në klubin tuaj, stadiumi do të jetë një model për të gjithë, ku do të luajnë dhe skuadra Europjane”!
Këto janë fjalët rutinë të një politikani kur prezantohet në të tilla konferenca, pasi dihet mjaft mirë nga të gjithë se atij i intereson vetëm karriera e tij si politikan dhe pas votimeve të gjitha këto premtime “avullojnë” shumë shpjet, sic kanë “avulluar” shumë premtime nga politikanë të ndryshëm në të kaluarën. Futbolli i përket atyre njerëzve që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për këtë sport gjithmonë, pa pasur ndonjë interes apo përfitim financiarë, i përket dhe atyre tifozëve të thjeshtë që hyjnë në stadium me lekë borxh, në diell, shi, borë dhe breshër. Por në asnjë mënyrë nuk i përket karrieristave politik, që janë gati të “fundosin” këtë sport vetëm e vetëm që të “ulen” në postet e tyre të preferuara. Mesazhi i c’do kujt që e dashuron futbollin dhe botën e tijë ndaj këtyre njerzve “karrieristë” është: “Futbolli me Politikën janë si toka me qiellin dhe nuk kanë për tu bashkuar asnjëherë bashkë, sa do e madhe të jetë dëshira juaj të nderuar “zotëri”.

A M ©kfelbasani.com

Olimpik (Tiranë) – Elbasani 0-4:
“Firma” e parë për Nallbanin! – 16/02/2007
Dje në komplkesin sportiv të Kamzës skuadra e Elbasanit ka zhvilluar një miqësore ndaj ekipit modest të Olimpikut. Kampionwt e drejtuar nga Gëzdari kanë fituar me rezultatin e pastër 0-4. Elbasani ka zhvilluar një ndeshje të bukur dhe me koncept, duke fituar bindshëm, sigurisht duke treguar dhe disnivelin që ka midis këtyre skuadrave. Golin e parë për kampionët e ka shënuar kosovari i talentuar, Ilir Nallbani dhe pas tij kanë shënuar Peric, Kaci dhe Merkoci. Duhet thënë se të tilla miqësore janë në dobishmëri të trajnerit në mënyrë që të konsolidojë grupin e futbollistëve , duke parë se në përbërjen e tyre ka edhe lojtarë të rinj që nuk janë ambientuar mirë me skuadrën e Elbasanit. Gjithashtu kosovari Nallbani ka treguar se di ta gjejë mirë rrugën e rrjetës duke dhënë “firmën“ e tij në këtë takim, ky ka treguar se ka edhe aftësi të mira organizuese. Peric vazhdon të shënojë edhe pse një ndeshje miqësore. Kaci shënon rregullisht në miqësore dhe pse në kampionat nuk e bënë një gjë të tillë ai është një lojtarë i rëndësishëm për skuadrën. Merkoci pas atij goli të mohuar në Fier, duket se është në një formë të mirë dhe shënon rregullisht. Shpresojmë që këto rezultate Elbasani ti arrijë dhe në kampionat duke fituar që këtë javë ndaj Teutës me rezultat të pastër dhe bindës.

A M.






Se pari stadium i thencin; duhet thene qe terreni sportiv vetem i tille nuk mund te quhet. Nje fushe qe mund te mbillet vetem me patate.

Se dyti, shkallet qe rrethonin fushen ishin ne rrenim total dhe per kete “tribune”, tifozeve elbasanas i eshte dashur te paguajne 5000 leke te vjetra. Dua ta “falenderoj” Kastriotin dhe “mikpritjen” e tyre “bujare” qe i diskriminuan elbasanllinjte duke i bere te paguanin cmimin e kripur te biletes, nderkohe qe krutaneve u kerkohej te paguanin vetem 2000 leke te vjetra, dhe me sa konstatova 90% u lejuan te futen pa bilete. E theksova kete fakt, pasi ne cdo stadium ku ne kemi qene jashte Elbasanit, te pakten na eshte rezervuar nje kend per te ndjekur ndeshjen, por pa u perzier me tifozet vendas, sic ndodhi sot ne Kruje. Por per kete as qe mund te flitej ne “Kabul” (me falni desha te thoja Kruje). Rreshtim ne formacion luftimi i nje numri te madh forcash policore ne pjesen ku qendronin ata pak tifoze elbasanas qe me guxim mbanin ne qafe shallin dhe simbolet e Elbasanit. Gjithe kohet tifozet e Elbasanit jane provokuar nga tifozet Krutane dhe policia qe ishte ne rolin e ultrasve te Krujes. Na kane share me gjithe fjalorin e “pasur” te kesaj treve.

Dua te pershendes tifozerine e Elbasanit qe sharjeve ne kor te Krutaneve dhe qendrimit “dashamires” te policise iu pergjigj me duartrokitje dhe sarkazem. Ne raste te tilla jua shperblefshim!

Kthehemi e te flasim tani per ndeshjen e luajtur ne ”fushe”. Me vinte tmerresisht keq tek shihja futbollistet se si terhiqeshin zvarre ne mocalin e Krujes. Ne fillim te pjeses se pare dy gabime foshnjerake te mbrojtjes sone, nje nga te cilet na kushton golin. Nje top i hedhur pa pretendime nga krutanet ne zone, nxirret nga Leci gabimisht ne korrner. Goditje nga kendi, nje rremuje ne zonen e portierit dhe aty Ziambo s’e ka te veshtire te shenoje golin e vetem te ndeshjes, qe i dha fitoren “Kabulit”.

Pas golit, nuk u pa me asgje qe t’i ngjasoje futbollit. Kartona te verdh e te kuq per Elbasanin, te shara te bollshme nga tifozet krutane, policet dhe futbollistet e Krujes. Vonesa te stergjatura loje, topa qe hidheshin jasht fushe ne gardhet e kasolleve qe rrethonin stadiumin, lojtare krutane qe sapo i prekje pak rrezoheshin dhe kerkonin barrelen qe t’i nxirrte nga fusha.

Te kthehemi e te flasim Sopianin,mbathjet e të cilit ngjasonin me bibilinat e fëmijëve(më poshtë ju shpjegojmë arsyen) . Arbitrim te tille zor se do kemi rast te shikojme perseri. Dy kartona te verdhe per Sinen, qe konvertohen ne te kuq ne minuten e 26, te pjeses pare. Direkt karton i kuq per Mehmetajn ne fillim te pjese dyte, pas nje perplasje me nje “lojtar” te Krujes. Stojku gjithashtu ndeshkohet me karton. Lojtaret e tjere qe moren te verdha. Elbasani edhe pse luajti me 8 futbolliste kunder 14 te Kabulit, (perfshire dhe arbitrat) rrezikoi disa here porten e Krujes, ndersa keta “keshjellaret” sic i quan Shqarri, as qe tentuan t’i afrohen portes se Kotorrit. Nje kuriozitet; portieri krutan disa here pyet tifozet se edhe sa minuta duhet qe te mbyllet ndeshja, megjithese si ju thashe me lart, Elbasani luante me 8 futbollistë.

Pas ndeshjes

Ne pritje per te nxjerre makinen nga xhungla dhe kaosi qe rrethonte stadiumin e Kabulit, mesova rastesisht nga disa tifoze krutane, qe Sopiani ishte kercenuar me jete nga Presidenti dhe Deputeti i Krujes nqs ndeshja nuk do fitohej nga Kruja. Ne fakt dicka te tille e degjova edhe para fillimit te ndeshjes nga disa police krutane ne kafene, por nuk i dhashe rendesi, pasi mendova qe do ishte thashethem policesh tifoze. Por nisur nga arbitrimi i Sopianit dhe ajo cka u pa ne fushe, ka shume mundesi qe kjo histori te jete e vertete dhe mund te jete e shoqeruar pse jo me ndonje dhurate “simbolike” te sponsorizuar me bujari nga presidenti i Krujes dhe ndonje Donator nga Kryeqyteti.

Nga Kruja: Aldo T.