Pas shumë polemikash, peripecish dhe aludimesh është shkarkuar nga posti i trajnerit të Elbasanit Luan Deliu. Skuadra verdheblu ka koleksionuar 3 humbje në 3 javët e fundit të kampionatit dhe me sa duket shkaku kryesor për drejtuesit e klubit kampion është bërë trajneri Deliu. Por, ajo që duhet thënë është se Deliu erdhi në momente shumë kritike për Elbasanin dhe punoj me mjaft pasion me këtë skuadër. Në horizont duket trajneri me eksperiencë Edmod Gëzdarit, ish-trajner i Partizanit, Lushnjes dhe U-19 të Shqipërisë tani është alternativa më e mirë për stolin e kampionëve. Nga ana tjetër ne si tifozë duam të falenderojmë Deliun për punën që ka bërë gjatë kohës që drejtoi skuadrën tonë, por tani erdhi koha e së vërtetës, që ne e kemi kontestuar me të drejtë dhe më parë. Ndërsa drejtuesit e klubit tonë duhet të mbajnë premtimet e bëra për një merkato të fuqishme në muajin janar dhe mos bëjnë “premtime boshe” duke ia faturuar vetëm ish-trajnerit Deliu rezultatet e skuadrës dhe vëndin e 5-të në klasifikim.