Pas humbjes së një jave më parë në Krujë me Kastriotin, për kampionët e Elbasanit vjen dhe humbja e dytë rresht në kampionat. Në këtë ndeshje pritej një reagim i vendasve, por ishin miqt ata që në minutën e 77-të ia morën kalanë nga brenda Elbasanit, pasi golin e fitores e shenoi një futbollist elbasanas, i cili ja di sekretet “kalasë verdheblu”. Pas një gjuatje të Sukajt, Kotorri grushton aty Klevis Dalipi do të shënoj për herë të parë në karrieren e tij kundër skuadrës se vendlidjes. Duhet theksuar që ishte një loj poshtë nivelit mesatar. Në pjesën e parë lojtarët e të dyja skuadrave nuk arritën të bënin asnjë gjuajtje në portë, çka tregon për nivelin e dobët të dyja skuadrave. Në pjesën e dytë Elbasani e nisë në sulm dhe kërkon golin e avantazhit. Por përpjekjet e vendasve nuk jane efikase. Mbas disa sulmeve të një pasnjëshme janë miqtë që shënojnë golin e fitores. Elbasani ka shancin më të mirë në minutën e 92’ të takimit, pas një dueli në zonë, Gentian Stojku përfundon në tok dhe për gjyqtarin pashaj nuk ka dyshime, 11-metërsh. Ekzekutimin e merr përsipër kapiteni Elvis Kotorri, por homologu i tij Grima i thot “jo” duke e grushtuar topin. Ishte një ndeshje pa shumë histori, pa lojë të bukur dhe pa nivel. Në fushë lojtari më i mirë për të dyja skuadrat ishte Xhevair Sukaj, i cili i vetëm në sulm arrinte ti shmangte mbrojtësit e Elbasanit sikur të ishin piramida stërvitore. Ra në sy një lodhje mjaft e madhe tek futbollistët e Elbasanit, të cilët duket se kanë harxhuar shumë energji në takimet e kaluara duke mos bërë mirë kalkulimet se do të ndeshen me një skuadër si Vllaznia. Pak a shumë kjo ishte “historia” e kësaj ndeshje, për të cilën nuk ja vlen të flasësh më shumë. Jo se fitoi Vllaznia, por në fush nuk u luajt futboll.

Të veçanta

Tifozët elbasanas, të cilët ishin 4-mij vetë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” i kthyen “reston” Dabullës, i cili pas ndeshjes së 6 majit 2006 Tirana-Elbasani 2-3 doli në emisionin Skaner Tirana (donim të thonim Skaner Alsat, por llogjika nuk na e lejon ta quajmë kështu duke parë atë “politik” që ndiqet në këtë “emision”) dhe i quajti rrugacë, të pa dinjitet tifozët verdheblu, për të mbrojtur një skuadër e cila më pas ia vuri “dorën” në qaf dhe………e largoi nga Tirana.

Para fillimit të ndeshjes tifozët elbasanas i dhuruan kapitenit Shkodran, Safet Osja dy shalle një të Vllaznisë e një të Elbasanit, cka tregon për respektin që gëzon ky lojtar tek këta tifoz dhe ato në të njëjtën kohë me këtë dhurat simbolike lanë të nënkuptohet që e duan përsëri në Elbasan, megjithse atij i “rreh zemra” për ekipin e Vllaznisë dhe luan për të aktualisht”

Në përfundim të ndeshjes Tigrat Verdheblu duartrokitën fitoren e Vllaznisë dhe kontestuan lojën e dobët të Elbasanit.

Në mbarim të takimit ish-benjaminët e tyre Safet Osja dhe Skerdi Arusha (Bejzade),u brohoritën në kor dhe u duartrokitën. Të dy futbollistët erdhën pranë ultrasve dhe u për-ulën para tyre, duke bërë me dorë nga zemra.

Me këtë veprim të sotëm tifozët elbasanas lanë të kuptohej që e pranojnë humbjen në fushën e tyre, duke iu dhënë një përgjigje të mirë atyre pseudo “gazetarëve” që shprehen se në Elbasan është e pamundur të fitosh.

Klevis B. ©kfelbasani.com