Archives - April, 2004



Ne javen e fundit te kampionatit, skuadra jone arriti nje fitore shume te vlefshme. Fitore qe na gezoi pa mase, sidomos ne cunave qe e ndoqem ndeshjen ne Kabul( Vlore). Nje situat alla 97-te. Loja e ekipit tone ashtu sic u cilesua dhe nga specialistete dhe drejtuesit e Flamuratarit, me ne krye gjaknxehtin Kushta, ishte e nje niveli teper te larte. Ekipi i Elbasanit megjithe se, nuk ka ne organik emrat e vjetshem, ka nje grup kompetitiv dhe te palodhur.Elbasani me ne krye trajnerin Deliu ka gjetur ekulibrat e duhur ne fushen e lojes, duke pershtatur cdo futbollist ne pozicionin ku ai mund te jap maksimumin.Futbollistet e Elbasanit ne keto javet e fundit kane dhene maksimumin ne fushen e lojes, duke respektuar deri me nje detyrat taktike. Lojtaret e Elbasanit ne ndryshim nga fillimi i kampiontit kane arritur kondicionin e tyre optimal fizik dhe teknik. Kjo fale stervitjes se aplikuar nga Deliu dhe stafi teknik. Ne tifozet verdheblu i shprehim nje falenderim te vecant trajnerit tone dhe denojme ate qe i ndodhi ne Vlore . Tifozet e Elbasanit do te jene gjithmon prane ekipit te tyre dhe ne ndeshjen e ardhshme ne Kruje, urojme te kthehemi ne Elbasan me fitore.
Avokati ©kfelbasani.com






Duke marrë shkas nga të gjitha thëniet e përsëritura edhe në debatet televizive, në shtypin viziv dhe të shkruar, si edhe në opinionin e gjerë sportiv në lidhje me privatizimin e klubeve të futbollit në Shqipëri, organizimin e tyre dhe në veçanti për funksionet dhe përgjegjësitë që ka një klub privat, shefi i klubit të Elbasanit Artin Kovaçi u shpreh në lidhje me strukturën dhe funksionimin e çdo hallke në të vetmin klub privat në Shqipëri.

Klubi i Futbollit Elbasani është me strukturën e një Shoqërie Aksionere Sh.A. ku aksionet e këtij klubi janë të ndara respektivisht : Bashkia Elbasan 30 % të aksioneve dhe Presidenti i Elbasanit Arben Laze 70 % së bashku me ortakun e tij Gentian Çërraga.

Në këtë kuadër duke marrë në dorëzim një klub privat, qëllimi kryesor dhe primar është ringritja profesionale nga ekipet zinxhir të moshave deri tek ekipi i parë. Klubi i Futbollit Elbasani funksionon mbi bazën e një piramide. E gjithë Drejtoria Teknike është e përbërë nga menaxheri, inspektori i moshave, departamentet e ekipive të klasave të 5-ta deri tek klasat e 8-ta, të ekipit të para të rinjve, të ekipit të të rinjve deri tek ekipi i parë. Më pas vijon me departamentin e grupit të gjyqtarëve (Kolegjiumin) pranë klubit, me drejtor të mirënjohurin Sopot Resmeliu dhe një numër të konsiderueshëm arbitrash të talentuar me arsim të lartë. E gjitha kjo për të vazhduar traditën e bukur të arbitrimit në Elbasan.

Departamenti i Mjeksisë, me një mjek dhe ndihmës mjek, trajtohen në mënyrë sa më profesionale të gjithë ekipet zinxhirë deri tek ekipi i parë. Gjithashtu bëhet trajtimi i analizave dhe trajtimet biokimike që shoqërohen gjatë punës. Po ashtu ekziston një prapavijë e shëndoshë për rregullimin dhe mirëmbajtjen e terreneve sportive me përmes shefit të departamentit Xhevat Osmani. Të gjithë trajnerët janë të liçensuar në bazë të të gjitha kushteve dhe kritereve që kërkon Federata Shqiptare e Futbollit, nga ekipet zinxhirë deri tek ekipi i parë.

Në kuadrin e vazhdimit të funksionimit dhe ngritjes profesionale nga Shefi i klubit Artin Kovaçi mësuam se “pranë zyrave të Klubit të Futbollit Elbasani po punohet me dokumentacionin përkatës për krijimin e një arshive zyrtare ku do të jenë të detajuara të gjitha ndeshjet e vjetshme dhe të sivjetshme që ka zhvilluar ekipi i Elbasanit”.

Ndërkohë që po kompjuterizohet e gjithë puna e trajnimit të ekipeve zinxhirë mbi bazën e një profesionalizmi bashkëkohor, ku në veçanti do të detajohet puna e përcaktimit dhe kualifikimit të sportistëve të talentuar, gjë që është bërë një traditë e pandalshme në Elbasan dhe po tregon se edhe me një ekip kryesisht me djem të rinj të ardhur nga moshat po sfidon një kampionat të tërë duke u bërë protagonisti kryesor. Këtë fakt e shohim edhe në ekipin e të rinjve të Elbasanit të drejtuar nga legjenda e portës elbasanase, i mirënjohuri Bujar Gogunja, ekip që renditet i pari në renditjen e përgjithshme dhe po tregon nga java në javë se me punë, përkushtim dhe sakrificë një ditë këta lojtarë do të jenë e ardhmja e Elbasanit.

Në vazhdim të të gjithë këtij programacioni, po mendohet një mënyrë tjetër konvertuese për sa i përket anës komerciale dhe menaxhimin e problemeve financiare. Për mënyrën e punës dhe detajimet, ky projekt po konceptohet nga Kryetari i Këshillit Mbikqyrës Ilir Bejtja dhe ka si detyrë për t’ju afruar parimeve të një ndërmarrjeje private bashkëkohore.

Por duhet theksuar nga ana morale dhe materiale, mbështetja që jep Bashkia Elbasan në bazë të pjesës së aksioneve që ajo ka. Një ndihmë tjetër thelbësore dhe përkrahje jep gjithashtu edhe Prefektja e Elbasanit Mimoza Hasekiu, që ndodhet gjithmonë e pranishme dhe ndan së bashku me ne emocionet e një ndeshjeje futbolli. Dhe kryesorja është se e gjithë kjo politikë menaxhuese s’do kishte kuptim në qoftë se Klubi i Futbollit Elbasani nuk do të kishte President të nderuarin Arben Laze, njeriun që çdo gjë e ka bazuar në vepra dhe me plotë kuptimin e fjalës e kanë zili të gjithë kundërshtarët sportivë në vend. Ai është gjithmonë i gjindshëm dhe i pakursyer për të gjithë, nga punëtori i fushës deri tek lojtari i fundit. Ai gjithmonë do të mbahet mend si njeriu që i solli krenarinë e humbur këtij qyteti dhe që vazhdon të jetë një shembull për të gjithë opinionin kombëtar. Duhet theksuar se ky bashkëpunim është në vazhdim edhe me ortakun tjetër Gentian Çërraga, pavarësisht se në pamje të parë duket disi i tërhequr. Është për të përmëndur bashkëpunimi i klubit në tërësi nga Presidenti deri tek drejtuesit e tjerë me Shoqatën e Tifozëve të Elbasanit dhe me grupin Ultras të Elbasanit. Është bërë një traditë që në çdo transfertë nga Presidenti i Elbasanit të vihen mjete për udhëtimin e tifozëve elbasanas në mënyrë që përkrahja të jetë shumë e madhe dhe interesimi i jashtëzakonshëm. Në këto dy sezone të kaluara të gjithë jemi dëshmitarë të asaj çfarë sollën dhe dhuruan sportdashësit elbasanas duke bërë të shkelej me këmbë bari dhe myshku i çelur në shkallët e stadiumeve shqiptare. Dhe për ta bërë sa më kuptimplotë këtë parantezë i kujtoj të gjithë nostalgjikëve atë 13 maj të kaluar kur Elbasani u shpall kampion dhe festa e qytetit të Elbasanit u bë një nga festat dhe gëzimet më të papara në historinë e futbollit shqiptar duke ngjasuar deri diku edhe me festimet e ekipeve më të forta europiane dhe botërore. I gjithë ky mund, kjo sakrificë dhe kjo punë e palodhur tre vjeçare nga drejtuesit e skuadrës elbasanase duket se po i nxjerr frutet e saj për nga vetë pozitat që mban ekipi i Elbasanit në Superligën shqiptare, dhe duke qenë një nga pretendentët kryesorë për fitimin e titullit të dytë rradhazi dhe të tretin në historinë e këtij klubi 93 vjeçar.

Duke uruar që ky mision të vazhdojë dhe ky projekt të jetë sa më afatgjatë në mënyrë që të ngremë pozitat, gjithmonë janë vlerat dhe jo nga antivlerat, që flasin për këtë klub sportiv të futbollit shqiptar, sepse në fund të fundit i shërbejm futbollit.

Përgatiti: Elian ZANE