klasifikimi1-300x166Ndeshjet e fundit qe ka zhvilluar ekipi i Elbasanit, si brenda fushes edhe ne transferte, duket se kane lene shije te hidhur per mbare opinionin sportiv elbasanas.

Nje gje e tille reflektohet ne cdo debat nga dashamires te ekipit, po ashtu edhe nga tifoze, te cilet e ndjejne akoma me shume ecurine negative te ekipit verdheblu.

Natyrshem lind pyetja: A e meriton Elbasani kete pozicion ku ndodhet momentalisht?

Nese do te flisnim si tifoze, atehere do te shpreheshim pa medyshje “Ne meritojme me shume”. Ndersa ndryshim do te kishte nese e shikonim ceshtjen ne kendveshtrim gjysme profesionist, si njohes te futbollit. Ekipi i Elbasanit mori nje pjese jo te vogel te ekipit qe militoi ne kategorine inferiore megjithse u perfol se tepermi qe, pak lojtar do te qendronin nga sezonit qe kaloi. Ekipi grumbullohet duke marre lojtare nje e nga nje, pa njohur formen e tyre sportive dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, ekipi i Elbasanit nuk gjeti nje terren te pershtatshem per te zhvilluar fazen pergatitore duke e zhvilluar si mos me keq, ne vende qe drejtuesit e kfelbasanit i njohin mjaft mire, duke mos marre kondicionin e duhur fizik dhe duke u mjaftuar me ndeshjet miqesore qe ekipi zhvilloi. Keto jane disa nga shume arsyet, qe ekipi ndodhet ne kete pozite. Si te mos mungonin keto probleme, shtohet edhe denimi me -3 pike nga FIFA, si pasoje e neglizhences qe drejtuesit shfaqen nga mospagesa e lojtarit Darko Peric. Nje tjeter problem eshte edhe pagesa ndaj lojtareve. Burime konfidenciale per faqen tone pohojne se lojtaret kane kater muaj pa u paguar dhe premiot apo pagesat qe shkruhen ne media jane thjesht elozhe per te mbuluar problematikat e klubit. Keto qe sapo lexuat me lart jane pasqyrim i nje realiteti te hidhur, duam apo nuk duam ta pranojme. Duke shpresuar ne sheshimin e ketyre problematikave, urojme qe Elbasani te tregoje performancen me te mire duke filluar nga ndeshja e ardhshme, ne rast te kundert me keqardhje mund te themi se ky ekip po i drejtohet gremines duke prekur serish kategorine inferiore, gje qe nuk duam ta mendojme. (A.Roseni/ Tigrat Verdheblu)