Premton Muja ishte blerja e parë e ekipit kampion. Ardhja e tij ishte një bujë nga ana e stafit drejtues. Në stërvitjen e parë që bëri ai me Elbasanin në fushën e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” ishin mbi 2000-tifozë dhe të gjithë filluan ta brohorasin në kor “ARUSHA E VOGEL”. Disa të tjerë e krahasonin me “LATON” Vladimir Tafani. Muja zotëron një teknikë mjaft të mirë, por, duhet të ishte pak më agresiv në lojën e tij. Por, të gjithë mendonin që me aktivizimet e tij në fushën e lojës do ta fitonte dhe këtë karakteristik.Vjen ndeshja e Superkupës, ku Elbasani ishte me një ekip të improvizuar dhe Muja ishte në formacion dhe e justifikoi veten në atë ndeshje, madje duke ju afruar edhe golit në një moment, kur tronditi traversën e bardhebluve. Vjen fillimi i kampionatit dhe çuditërisht Muja ulet ne pankinë, në vënd të tij luan një lojtarë lagjesh që para se të vinte tek Elbasani numërontë sa gurë han një pulë në Ersek. Nuk u mor vesh kurr dhe pse Muja për më shum se gjysmën e kampionatit ndejti në pankin.Kulmi arriti deri aty sa nuk hynte dot as në 18-çen e parë? Mos vallë Muja s’dinte të luante futboll? Në rast se do ishte kështu, pse e morët? I “nderuar” staf i “Kf Elbasani”? Ne mendojmë dhe besojmë me ato që kemi parë, që nuk është ashtu. Por, kush e di planet e kujt ka prishur Muja. Ai ishte një ndër lojtarët më korrekt në stërvitje, çka tregon për profesionalizmin e tij. Duke parë që shumë nga benjaminët e Luan Deliut vinin me vonesë, ose s’vinin fare. Asnjëherë nuk iu shpjegua nga tranjeri dhe stafi teknik pse ky lojtarë nuk aktivizohej. Kushdo ka të drejtë të dijë arsyet e mos aktivizimit.Por, duke mos pasur se çfarë t’i thonë, ata mendonin vetëm ta linin jashtë ekipit. Por drejtuesit nuk ja arritën dot qëllimit që Muja të arrinte deri aty sa të thyente rregullat e klubit dhe kështu do e kishin më kollaj që ta pezullonin. Nuk kuptojmë se si lihet ai sulmues jashtë formacionit duke parë duke parë problemet qe kemi patur në këtë repart. With a mobile phone casino, you don’t have to walk to your local casino. You can play your favorite casino games as you enjoy a game of football at home. Do flasim hapur sepse ashtu kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë ne “Tigrat Verdheblu”, sepse ne duam gjithmonë më të mirën për ekipin dhe s’na interesojnë të tjerat. Kur bëhet padrejtësi ne e ngrejmë zërin dhe mundohemi ta ndreqim atë. Trajneri ynë i “dashur” aktivizon në ndeshjen e fundit Elton Cenon dhe ai nga “përgatitja” shumë mirë fizike (që ka afërsisht 2-vjet që e ka lënë futbollin) del nga loja pa u bërë as 30-min. Si do ta shpjegoni këtë fakt zoti Deliu? Në ndeshjen me Peqinin aktivizon një kalama 10-minutat e fundit, që vetëm futbollist s’mund të quhet. Dhe e dini përse? Besojmë që dhe ju e vutë re, se pa hyrë në fushë i dukej vetja si Ronaldinjo. Mos flasim akoma që dhe çorapet i bini dhe tangërlluku i tij s’kishte fund, pavarësisht se topin se preku asnjëherë me këmbë.Pse Muja nuk u aktivizu? Në ndeshjen e fundit ne humbëm për fajin tënd Z.Deliu. Nëse ke mëdyshje për këtë pyet dhe homologët tuaj. Duke qenë në avantazh, duke parë që gjithçka po shkonte mirë, ju me fillimin e pjesës së dytë ndryshoni komplet taktikën dhe rezultatin e taktikës tuaj e pamë se ç’na dhuroi në fund. Mendojmë se Muja duhet të kishte luajtur në këtë takim, por, ti tranjeri ynë, mendoje që presidenti ynë duhet të ndërhyjë sepse futbolli luhet me zemër dhe me meritë e jo me babin e duke qenë kushëriri. Shpresoj që Muja të kthehet sërish tek ne në janar, t’i jepet mundësia të tregoj vlerat e tij me ekipin tonë. Shpresojmë që drejtuesit të ndryshojnë mendje se pastaj do bëhen pishman që se mbajtën në ekip, e do t’ju vijë inat që do shkëlqejë në ndonj ekip tjeter. Për zotin Deliu, Kovaçi & CO. Futboll duhet të luaj ai që e meriton dhe shancet të jenë të barabarta për të gjithë e të luajë ai që e meriton dhe jo ata që nxjerrin baballarët në stërvitje dhe vetë pinë kafe dhe rrinë në për diskoteka.