2007.02.26_kampionetNë një intervistë eskluzive për sajtin tonw www.kfelbasani.com mesfushori verdheblu Mehmetaj shpreh hapur indinjatën e tij për treshen e gjyqtarëve që drejtuan takimin e Gjirokastrës midis Luftëtarit dhe Elbasanit. Sipas tij Elbasani jo vetëm që ka pasur arbitrimin dhe fatin kundër, por i është anolluar një gol mese i rregult dhe Nora në momentin e aksionit të marrjes së 11-metërshit ka qenë dukshëm jashtë loje. Gjithashtu ai pranon hapur dhe i jep të drejtë tifozerisë për kontestimet e rezultateve të deritanishme.

Armand ke zhvilluar një 90-min pozitiv ndaj Luftëtarit dhe pse sa po ishe rekuperuar nga një dëmtim!

Pavarësisht se vija nga një dëmtim në gjurin e djathtë që nuk ishte rekuperuar plotësishtë, mendoj se kam bërë detyrën time ndaj Luftëtarit. Që nga momenti që trajneri përmendi emrin tim, unë nuk u mendova 2 herë, shtrëngova dhëmbët dhe dhashë maksimumin tim në këtë ndeshje.

Mendon se skuadra luajti mirë ndaj Luftëtarit dhe ku “calon” ky Elbasan?

Besoj se gjithë skuadra dha maksimumin në fushën e lojës dhe kërkuam të fitonim me cdo kushtë këtë ndeshje, por faktori psikollogjik mendoj se ndikon negativisht tek ne, pasi kemi 7 javë që nuk njohim fitore dhe vinim me moral të ulët pas humbjes ndaj Teutës në fushën tonë. Ne i kishim të gjitha mundësitë ta fitonim këtë takim, por dhe fatin kohët e fundit e kemi kundër, sikurse dhe arbitrimin që la për të dëshiruar dhe në këtë ndeshje, pasi na u mohua nga gjyqtari Jareci një gol mese i rregulltë.

Sipas jush gjyqtari Jareci ishte i njëanshëm në këtë ndeshje, pasi duhet thënë se ai ka precedenca negative ndaj Elbasanit!

Jo vetëm Jareci, por dhe 2 asistentët e tijë ishin kundër nesh dhe nuk është ndonjë gjë e re për ne. Në rastin e penalltisë së fituar nga Nora, dua të them bindjen time nga këndvështrimi i një mbrojtësi në fushë se Nora në momentin që ka marr topin ndodhej në pozicion jashtëloje, por cuditërisht vetëm gjyqtari nuk e pa një gjë të tillë, pasi Nora ishte vetëm nja 3 metra jashtëloje, jo më shumë.

Edhe pse një futbollisti nuk i takon të merret me të tilla gjëra, pyejta ime do te ishte: Pse KF Elbasani pranon një arbitër të tillë si Sokol Jareci.

Këto janë kompetencat e klubit. Por një gjyqtarë si Jareci nuk është hera e parë që na ndëshkon, pasi ai në të kaluarën këtë gjë e ka bërë rregullisht. Dua të them hapur se nga fillimi dhe deri tani kemi qënë “pre” e arbitrave, por kjo nuk do të thotë se ne jemi pa faj dhe ne kemi përgjesitë tona si skuadër për rezultatet e deritanishme.

Këtë javë do të prisni një skuadër si Besa, e cila është në “top formë”, a do të fitojë Elbasani këtë ndeshje?

Nuk mundet të bëjë parashikime do të fitojmë, apo jo, por di t’ju them që do të japim 200% të mundësive tona që ta fitojmë këtë takim ndaj Besës. Pasi nuk na ka ngelur gjë tjetër vetëm ti marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund të bëjmë llogaritë tona.

Cfarë do t’i thotë Mehmetaj tifozerisë elbasanase?

Ne e dimë shumë mirë që tifozeria ka të drejtë që është mërzitur me ne dhe kanë të drejtë të mendojnë cfarë të duan për ne, sepse i kemi merituar të gjitha me rezultatet e deritanishme. Por unë i bëjë thirrje të mos na braktisin në momentin tonë më të vështirë, pasi gëzimet dhe hidhërimet duhet ti ndajmë bashkë, duke kërkuar të bëjmë të pamundurën sëbashku që ta cojmë Elbasanin atje ku i takon në këto takime të mbetura.

Intervistoi: A Matraxhiu © kfelbasani.com

Durimi ka një kufi! – 26/02/2007
Deri sa do te durojne zemrat e tifozeve kete paraqitje te Elbasanit?

Elbasani ka disa ndeshje qe eshte paraqitur shume dobet duke mos fituar asnje ndeshje, golat mungojne, gjithashtu dhe rezulatet. Tifozat ndjehen te ofenduar nga te gjithe lojtaret e Elbasanit, pasi nje gje te tille ia kane inponuar disa lojtare qe mendojne se fanella verdheblu eshte “mall pa zot”, por keta pseudolojtare qe vijne ne Elbasan per te marr leket dhe asgje me shume duhet te dine mire se ne tifozet verdheblu nuk do te dorezohemi asnjehere, do te jemi gjithmone ne mbrojtje te simboleve te klubit tone te zemres deri ne vdekje. E dime shume mire se kur lexoni keto fjale qe dalin nga zemrat tona ju futbollistet e famshem “parazite” i shperfillni duke menduar se dava tifozesh, por mbajeni mend se nje dite do na soset durimi dhe pasojat do ti vuani vetem ju futbollistet manikina (merreni si presion dhe si te doni ju). Mos na mendoni psedudotifoze se ne kemi bere maksimumin e mundshem per ju, ndersa ju na e keni shperblyer me sfilatat e modes qe na keni dhuruar ne vend te nje ndeshje futbolli dhe e keni kthyer fushen e futbollit ne pasarele top-modelesh, ku hecni ne fushe me hap skenik. Po cfare t’ju themi me shume? Ju na keni thyer zemren, na keni ulur koken, na keni hequr krenarine e akumuluar ne 2 vite me disa futbolliste te cilet jepnin zemren ne fushe edhe pse nuk ishin elbasanas. Ku je o Safet Osja ku je? Ku je o Skerdi Arusha ku je? Ku je o kapiteni pa vdekshem Nevil Dede? Ku je o Endri Vrapi ku je? Ku jeni te gjithe ju qe na treguat te gjitheve ne se si me pune dhe pa fjale mundesh te shpallesh kampion i Shqiperise. Te gjithe futbollistet e vjetshem ishin shembull per cdo futbollist manikine qe kemi sot ne ne skuader. Na ka marr malli te shikojme dhe njehere stadiumin e mbushur plot, na ka marr malli te ndjejme dhe njehere emocionet e fitores, por kete vite na jane bere humbjet si fitore, shkurt muhabeti nuk vazhdohet me keshtu dhe qe te gjithe verini gishtin kokes, mos zbrisni nje pasdite ne Elbasan per piknik. Nuk kemi me cfare tju themi sepse na keni hequr cdo ide nga koka me ate lloj futbolli (i thencin) qe na servirni. Ndonje dite do te kuptoni tamam se cilet jane tifozet verdheblu dhe zemrat e tyre, por do te jete shume vone per te gjithe ju.

Tigrat Verdheblu ©kfelbasani.com

Po me Deliun c’paten xhanem? – 26/02/2007
“Po me uren c’paten xhanem ” eshte nje batut qe na ka ngelur ne mendje qe ne femijeri nga nje film i asaj kohe. Por ne tifozet e Elbasanit perkthehet po me Deliun c’paten xhanem. Ne kete kampionat klubi yne ndertoi nje ekip “rokapjekthi”, por patem nje trajner te uritur per rezultate , i cili nuk dispononte kontigjentin e Bushatit apo te Dajes(e Gezdarit). Megjithate me kontigjentin qe kish ne dispozicion Elbasani rivalizoi per nje pjese te mire te fillim kampionatit duke mbajtur dhe vendin e 2-te. Ne tifozet e kishim te qarte se me ate kontigjent futbollistesh kishim marre maksimumin. Klubi na beri te enderrojme duke marre ca lojtar me emer te madh por te pavlefshem per klubet e tjera si: Patushi, Merkoci, Korreshi apo ndonje te huaj pa ekip si Peric. Qershia mbi tort na u servir trajneri yne i ri Gezdari, i cili me pare kish stervitur ekipe te dores se dyte. Menduam se fajin na e kish Deliu dhe ndonje i larguar( Capja). Por rezultatet e deritanishme flasin qarte 2 pike ne 5 ndeshje, katastrof per nje ekip i cili pretendonte zonen UEFA. Keto rezultate na bene te qarte se faji nuk na paskesh qene i Deliut, i cili luante me Asete,Akamba, apo ndonje anonim tjeter. Kete kampionat KF Elbasani e nisi keq jo per faj te Deliut, por te drejtuesve te tij. Keta te fundit nuk ishin ne gjendje te ndertonin nje ekip duke perseritur 2 sezonet e fundit. Ne tifozet ultras ndjeme detyrimin te themi: Faleminderit trajneri yne ELBASANLLI “Luan Deliu” per aq sa bere brenda mundesive qe tu krijuan.
Avokati ©kfelbasani.com

Luftetari-Elbasani 0-0:
Arlind Nora, “nostalgji verdheblu”! – 24/02/2007
Elbasani nuk ka shkuar me teper se nje barazim sot ne ndeshjen e vlefshme per Superligen shqiptare. Ndeshja eshte luajtur ne nje terren jo te pershtatshem, pasi terreni linte shume per te deshiruar ne te gjitha drejtimet. Elbasani ka dominuar ne shumicen e lojes, por kampionet kane qene te pa sakte perpara portes, ku Eriol Merxha ka humbur disa raste perball portierit Irakli Toci. Arlind Nora ka humbur ne minuten e 3 nje penallti duke e derguar topin mbi tranversen e portes se mbrojtur nga kapiteni Kotorri. Me pas Elbasani ne pjesen e dyte merr ne dore “frenat” e lojes duke organizuar nje mori rastesh ne porten e vendasve te Luftetarit, por cuditerisht portjeri elbasanas qe mbron ngjyrat e Luftetarit, Toci, ashtu si ne ndeshjen e fazes se pare ne Elbasan eshte kthyer ne nje “mace te zeze” per verdheblute dhe ka bere disa here mrekullin ne shumicen e aksioneve. Kosovari i palodhur Ilir Nallbani ka nxjerr nga “arsenali” i tije nje predhe te vertete nga rreth 30 m, por fati nuk eshte ne anen e tije dhe topi perplaset ne tranvers. Keshtu Elbasani ka humbur dhe 2 pike te tjera ashtu si ne ndeshjen e Fierit ndaj Apolonise, duke dominuar ndeshjen per te shumten e kohes, por sa vlere ka kjo gje kur nuk arrin te fitosh dhe te marresh 3 piket ne shtepi. Trajneri Gezdari dhe “ushtaret” e tije duhet te mendojne per ndeshjen e ardhshme qe i pret ndaj Beses, e cila eshte ne nje forme shume te mire pasi ka koleksionuar rreth 4 fitore rradhazi ne kampionat.

A. M. ©kfelbasani.com

PETICION
Drejtuar:
Futboll Klub Elbasanit,
Presidentit te Futboll Klub Elbasanit, Z.Arben Laze,
Kryetarit te Keshillit te Mbikeqyrjes te Futboll Klub Elbasanit, Z.Ilir Bejtja,
Sekretarit te te Futboll Klub Elbasanit, Z.Artin Kovaci

Nisur nga rezultatet shumë të dobëta të javëve të fundit, ku Elbasani ka marrë vetëm një pikë në pesë ndeshje rradhazi në kampionat, “Tigrat Verdheblu” shprehin hapur pakënaqësinë dhe indinjatën maksimale për gjendjen e “krizës” në të cilën ndodhet ekipi i tyre i zemrës. Nuk mund të vazhdojmë të luajmë me lojtarë të tillë të cilët nuk vrapojnë në fushë.

Ekipit tonë do t’i duhet të luajë këtë javë një transfertë shumë të vështirë në Gjirokastrës, kundër Luftëtarit të etur për pikë, por këtë herë do t’i mungojë edhe përkrahja jonë, në shenjë proteste për rezultatet e dobëta dhe mungesën e impenjimit nga shumica e atyre që fatkeqësisht mbajnë veshur fanellën tonë të shenjtë “VERDHEBLU”.

Nuk duam t’i pergjithësojmë të gjithë lojtarët, por njëkohësisht nuk duam të përmendim emra të vecantë, pasi nuk duam të akuzohemi si përcarës të ekipit. Nga ana tjetër tifo-grupi ynë, që ka në gjirin e tij tifozat me të zjarrtë të Elbasanit, nuk mund të heshtë përballë gjëndjes aktuale të ekipit dhe rezultateve shumë të dobëta. Ajo që ne kërkojmë është respekti maksimal për njyrat verdheblu dhe simbolet e ekipit tonë. Ne ju duam gladiator të vërtetë në fushë, futbollistë që lozin me mish e me shpirt, që respektojnë fanellën e ekipit kampion dhe që respektojnë mijërat e sportdashësve që mbushin stadiumet, jo vetëm në Elbasan, por kudo ku luan ekipi ynë i zemrës.

Në vazhdim të protestës sonë, Tigrat Verdheblu do të lenë bosh shkallët e tribunës ballore të Stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, në 20 minutat e para të ndeshjes së ardhshme që do zhvillohet në Elbasan ndaj Besës së Kavajës, pavarësisht rezultatit të ndeshjes me Luftëtarin.

Wondering what to do during your free time now that the football season is over? Why not play a few rounds of slots online Canada?

Duke marrë parasysh sa thamë më sipër ne ju kërkojmë drejtuesve të Futboll Klub Elbasanit:

1. Të marrin të gjitha masat e nevojshme për shëndoshjen e situatës brenda ekipit të Elbasanit, dhe në qoftë se është e nevojshme të largojnë nga ekipi shkaktarët e kësaj krize, cilëtdo qofshin ata.

2. Të analizojnë se bashku me të gjithë lojtarët dhe trainerët rezultatet e dobëta të javëve të fundit dhe të kërkojnë me ngulm nga ekipi që ndeshja e radhës me Luftëtarin të shënojë kthesën e shumëpritur në lojë, shoqëruar me një rezultat pozitiv, që për ne tifozët ultras përkthehet vetëm FITORE.

3. Të ndalojnë që në të ardhmen të përsëriten fenomene të tilla, të mungësës së impenjimit dhe respektit nga ana e lojtarëve dhe trainerëve për fanellën verdheblu dhe simbolet e ekipit kampion ELBASANI, për të cilat ne Tigrat Verdheblu jemi krenarë dhe do t’i mbrojmë gjithmonë me fanatizëm.

Në fund duam të falenderojmë të gjithë nënshkruesit e këtij peticioni, anëtarë të Tigrave Verdhblu, dhe duam t’i urojmë ekipit tonë të zemrës Elbasani vetëm fitore.

Ne s’na tremb dot askërkush
Zemrat tona janë në fushë!

Elbasani-Teuta 0-1:
Kjo skuadër meriton të stërvitet tek “GORGA”! – 21/02/2007
Fillimisht duhet t’i shpjegojmë tranierit Gëzdari dhe shumicës së futbollistëve që nuk janë elbasanllij dhe akoma nuk po integrohen me ekipin se ç’do të thotë “Gorgë”. Po më mirë këtë mund tua tregojë Stojku, se jo vetëm është elbasanlli, por vazhdon të ngelet më i miri ekipit. Për këtë ai mjafton ta marrë një ditë në shëtitje Gëzdarin dhe t’ja tregojë. Sigurisht me kusht që ta gjejë ndonjë ditë esëll, se vetëm atëherë ai do të kuptojë se në ç’gjiriz(hale) e ka futur skuadrën e Elbasanit.

Elbasani ka zgjënyer dhe sot në ndeshjen e rradhës kundër Teutës në “Ruzhdi Bizhuta”. Miqtë e drejtuar nga Starova janë treguar më kompaktë dhe kanë marr një 3 pikësh me shumë vlera. Duhet thënë se skuadra e Elbasanit është kthyer nga krenaria në turpin e këtij qyteti pasi po degjeneron me lojën e sajë nga ndeshja në ndeshje. Disa lojtarë anonim dhe pa gjakë, të cilët nuk meritojnë as ti përmendim emrat. Kjo skuadër gjatë gjithë ndeshjes ka luajtur e corjentuar dhe “trajneri” Gëzdari është një dështak duke mos e pasur haberin se si funksionon një skemë futbolli. Ne si tifozë ultras i kemi qëndruar dhe do ti qëndrojmë besnikë skuadrës tonë, por nuk fshehim realitetin që kjo skuadër jo vetëm nuk meriton të luaj në “Ruzhdi Bizhuta” por dhe stërvitjen duhet ta bëjë në ambjentet e “mrekullueshme” të lumit GORGA, atje e ka vendin kjo pseudoskuadër që po thyhen zemrat e tifozerisë duke ia “ulur kokën” nga njëra ndeshje në tjetrën. Nuk ka turp më të madh për një tifozeri kur përfaqësohet nga disa futbollist si këta që kemi, pasi kush e kupton futbollin dhe realitetin e tij, kur shikon Elbasanin duke luajtur kupton se këta “futbollistë” luajnë sa për të kaluar rradhën dhe nuk ndjejnë me zemër fanellën verdheblu, pastaj ajo qe dihet është që këta “GORGISTA” luajnë në Elbasan vetëm e vetëm për shumat e parave që fitojnë nga kontrat e tyre. Jemi të detyruar ti mësojmë shumë gjëra trajnerit dhe futbollistave jo elbasanas (GORGISTA) që skuadra jonë e zemrës dhe në momentet më të vështira të sajë është dalluar për një shpirt të lartë gare dhe futboll luftarak, duam ti kujtojmë këtyre mbeturinave futbollistike se nuk kan shancin të tallen me skuadrën tonë dhe me ne si tifozë ultras. Madje ne si tifo-grup do t’i kërkojmë presidentit tonë të nderuar Arben Laze me anë të një peticioni respektin që po i mohoni ju fanellës tonë të shenjtë verdheblu dhe paraljmërim për përjashtim nga skuadra të disa mbeturinave që kujtojnë se futbolli luhet me emër dhe jo me zemër. Mendojmë së nëse skuadra jonë do të humbas dhe ndaj Luftëtarit në Gjirokastër këtë jave, presidenti jonë Laze duhet të dërgojë Gëzdarin dhe të tjerët të stërviten tek gorga sepse mbase atje e kanë edhe vendin e vetë ku frymëzohen dhe ku mundet të marrin dhe veten nga klima, e cila mundet ti ndihmojë për të fituar formën e mirë fizike. Mbase jemi dhe shumë të ashpër në konsideratat tona, por ndjehemi shumë të ofenduar dhe na është “rrëmbyer” krenaria jonë kampione nga disa mbeturina që hidhen nga një kosh në tjetrin.

Sa për ndeshjen, ka përfudnuar me fitoren e Teutës, e cila e meritoi fitoren. Kuli, Vila, Buna, Gjondeda, kanë qënë si Ronaldinjo për mbrojtjen tonë “kukull” dhe më pas Xhafa ka shtyrë topin me portën e boshatisur 0-1.

I bëjmë thirrje dhe njëherë të gjithë skuadrës se tani e tutje mos të presin më respekt nga ana jonë, pasi respekti është reciprok dhe në këtë botë ç’do të mbjellësh, do të korrësh.

Tigrat nuk harrojnë të përshendesin 3 ish-futbollistët e Elbasanit, Vrapi, Tetova, Brahja, për atë cfare kanë dhënë me fanellën tonë dhe për përshëndetjen që na dhanë në fund të takimit në “Ruzhdi Bizhuta” pavarësishtë se kundërshtarë.

Tigrat Verdheblu ©kfelbasani.com

Tigrat: Nuk pranojme me justifikime! – 20/02/2007
Se shpejti skuadra kampione ne fuqi Elbasani do te kete ndeshjen e rradhes me ekipin e Teutes se Durresit, ku ka pohur neper shtypin e perditshem se kete ndeshje do te hyjne ne fushe si triumfatore dhe si kampione te vertete. Ne Elbasan dhe ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” kjo ndeshje pritet me nje entuziazem te jashtezakonshem sepse nje skuadre kampione luan kunder disa lojtaresh ish-kampione me te njejtat ngjyra verdheeblu, pra sikurse eshte dhe interesante eshte dhe e frikshme se kundershtari ne kete rast e njeh mire terrenin dhe mbi te gjitha nuk do i le hapsire vetes per gol, kjo pasi dhe Teuta po lufton per nje vend ne kupat e Europes.

Tigrat ne kete rast i drejtohen skuadres verdheblu me nje mesazh domethenes dhe kush e ndien veten lojtare te Elbasanit ta fiksoje mire ne koke.

“Duam fitore si kompesim i perkrahjes qe ju kemi bere ne cdo stadium te Shqiperise ne cdo ndeshje, ne cdo ndeshje te kupes, ne cdo loje pergatitese, ne cdo moment stervitje”

Kjo eshte nje hap per te na dhene dhe ne buzeqeshjen qe tashme ka kohe qe na mungon. Tigrat e kane thene dhe e perserisin gjithmone shprehjen “Verdheblu deri ne vdekje”

, kjo per faktin se ate monedhe qe ne hedhim per ju pra sic duam skuadren dhe ju rrespektojme ju, po te njeten monedhe duam dhe nga ju “vecse nje loje serioze dhe me shpirt nje fitore te rendesishme dhe nje gezim ne zemrat e tifozeve te zjarrte elbasanas.

Urime ne kete ndeshje decizive per Superligen. Ne kete bote asgje nuk eshte e pamundur.

Arsen Bardhi ©kfelbasani.com

Politika me futbollin, si toka me qiellin!
Futbolli ndjehet me zemër dhe jo me karriket e postet e pushtetarëve dhe karrieristave që mendojnë natë-ditë se si të mashtrojnë të nesërmen në mitingun e rradhës.
Politika është një nga fenomenet më të cuditshme në të gjithë botën, ajo shpesh herë ka bërë që të “plasin” luftëra botërore dhe civile. Gjithashtu prej këtij fenomeni kanë humbur jetën mijëra e mijëra njerëz të fajshëm dhe të pafajshëm. Por ajo që na shqetëson më tepër ne njerzit që kemi si pasion dhe e duam me zemër futbollin, është fakti i pamohueshëm se ky fenomen kohët e fundit po futet dalë nga dalë në botën e futbollit, e cila është një botë e spektaklit dhe e “luftës” së fortë sportive, e mundit dhe e djersës që derdhin futbollistët në fushë, pa pasur nevojë për klane, intriga dhe armë. Futbolli është një lojë që i ka zanafillat e veta të bazuara në argëtimin e njerzëve, por me kalimin e viteve kjo lojë u kthye dhe loja më e bukur në botë. Qindra miliona fansa në të gjithë botën e duan pa interes këtë “lojë magjike”, ata e dashurojnë si të jetë një pjesë e trupit të tyre, ndonjëherë duke bërë edhe sakrifica personale për pasionin që kanë për këtë botë, ku mbizotëron “fair play” dhe ai që përkushtohet më shumë në idealin e tija duke u stërvitur c’do ditë. Futbolli ndjehet me zemër dhe jo me karriket e postet e pushtetarëve dhe karrieristave që mendojnë natë-ditë se si të mashtrojnë të nesërmen në mitingun e rradhës. Fakti që politika po kërkon të shfrytëzojë dhe botën magjike të futbollit, duke u futur për interesat e tyre personale duke e shfrytëzuar për reklamë të njërës apo tjetrës parti, do të krijojë një botë plot klane dhe intriga, që mbase deri tani e ka krijuar, por duke ndejtur pas “kuintave”. Në fakt metaztazat e para të kësaj teme që po diskutojmë janë shfaqur dhe në botën e futbollit tonë shqiptar, fakti më i turpshëm dhe i pajustifikueshëm ndodhi para pak kohe me skuadrën e Apolonisë së Fierit, ku katër nga futbollistët brazilianë u arrestuan dhe u dëbuan sikur të ishin “kafshë” drejt atdheut të tyre, me pretekstin e mungesës së dokumentacionit. Ky është një rast i pa precedent që nuk ndodh në asnjë vënd të botës dhe aq më shumë në futbollin tonë shqiptarë, ku “rregullat” zbatohen me pikatore dhe futbollistët transferohen sipas qejfit nga një skuadër në tjetrën. Ka pasur raste të tilla dhe në Itali, ku luhet dhe një nga kampionatet më të bukura në botë, por asnjëherë futbollistët nuk janë trajtuar si “kafshë” dhe institucioni i futbollit në këtë shtet ka vepruar vetë pa ndërhyrjen e shtetit. Nëse do të ishin me të vërtetë pa dokumenta këta lojtarë, atëherë institucioni kompetentë FSHF duhet t’i ndalonte futbollistët në fjalë të mos aktivizohenin në kampionatin tonë kombëtarë. Nuk është se na shqetëson në mënyrë të vecantë vetëm rasti “Apolonia”, por kjo histori mundet të përsëritet dhe akrepat e busullës nuk dihet se nga cila palë do të drejtohen në të ardhmen duke e “shkatërruar” në mënyrë graduale futbollin shqiptar. Politikanët tonë të dashur duhet të marrin shembullin më të mirë nga Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, që gjatë kohës që ishte në krye të shtetit Italian, nuk u “përzie” asnjëherë me futbollin, ai dhe në stadium dukej shumë rrallë, duke mos kërkuar që të ngatërrojë futbollin me politikën. Por, pushtetarët shqiptar janë duke shfrytëzuar në maksimum hapësirat e futbollit për interesat dhe reklamimet e tyre personale, pasi një gjë është e sigurt që futbolli atyre shumë pak i intereson, për të mos thënë fare! Po të kishin ndonjë gjë të përbashkët këta njerëz me futbollin nuk do të shfaqeshin në tribunat e stadiumeve vetëm në kohërat e tyre të “arta” të fushatave elektorale. Duam apo nuk duam, ky është realiteti dhe askush nuk mundet që ta mohojë një gjë të tillë, pasi faktet janë të shumta dhe pse dikush mundet ta bëjë një vesh “shurdhë” dhe një sy “qorr”, ky është një realitët që do ta vuajnë të gjithë njerzit që kanë lidhje me futbollin. Këta politikanë që nuk kanë asnjë lidhje shpirtërore me futbollin organizojnë takime dhe konferenca me drejtues të klubeve të ndryshme, duke shfrytëzuar audiencën që ka një skuadër futbolli për reklamimin e tyre në fushatat elektorale. “Do të rrisim investimet në klubin tuaj, stadiumi do të jetë një model për të gjithë, ku do të luajnë dhe skuadra Europjane”!
Këto janë fjalët rutinë të një politikani kur prezantohet në të tilla konferenca, pasi dihet mjaft mirë nga të gjithë se atij i intereson vetëm karriera e tij si politikan dhe pas votimeve të gjitha këto premtime “avullojnë” shumë shpjet, sic kanë “avulluar” shumë premtime nga politikanë të ndryshëm në të kaluarën. Futbolli i përket atyre njerëzve që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për këtë sport gjithmonë, pa pasur ndonjë interes apo përfitim financiarë, i përket dhe atyre tifozëve të thjeshtë që hyjnë në stadium me lekë borxh, në diell, shi, borë dhe breshër. Por në asnjë mënyrë nuk i përket karrieristave politik, që janë gati të “fundosin” këtë sport vetëm e vetëm që të “ulen” në postet e tyre të preferuara. Mesazhi i c’do kujt që e dashuron futbollin dhe botën e tijë ndaj këtyre njerzve “karrieristë” është: “Futbolli me Politikën janë si toka me qiellin dhe nuk kanë për tu bashkuar asnjëherë bashkë, sa do e madhe të jetë dëshira juaj të nderuar “zotëri”.

A M ©kfelbasani.com

Olimpik (Tiranë) – Elbasani 0-4:
“Firma” e parë për Nallbanin! – 16/02/2007
Dje në komplkesin sportiv të Kamzës skuadra e Elbasanit ka zhvilluar një miqësore ndaj ekipit modest të Olimpikut. Kampionwt e drejtuar nga Gëzdari kanë fituar me rezultatin e pastër 0-4. Elbasani ka zhvilluar një ndeshje të bukur dhe me koncept, duke fituar bindshëm, sigurisht duke treguar dhe disnivelin që ka midis këtyre skuadrave. Golin e parë për kampionët e ka shënuar kosovari i talentuar, Ilir Nallbani dhe pas tij kanë shënuar Peric, Kaci dhe Merkoci. Duhet thënë se të tilla miqësore janë në dobishmëri të trajnerit në mënyrë që të konsolidojë grupin e futbollistëve , duke parë se në përbërjen e tyre ka edhe lojtarë të rinj që nuk janë ambientuar mirë me skuadrën e Elbasanit. Gjithashtu kosovari Nallbani ka treguar se di ta gjejë mirë rrugën e rrjetës duke dhënë “firmën“ e tij në këtë takim, ky ka treguar se ka edhe aftësi të mira organizuese. Peric vazhdon të shënojë edhe pse një ndeshje miqësore. Kaci shënon rregullisht në miqësore dhe pse në kampionat nuk e bënë një gjë të tillë ai është një lojtarë i rëndësishëm për skuadrën. Merkoci pas atij goli të mohuar në Fier, duket se është në një formë të mirë dhe shënon rregullisht. Shpresojmë që këto rezultate Elbasani ti arrijë dhe në kampionat duke fituar që këtë javë ndaj Teutës me rezultat të pastër dhe bindës.

A M.