Sot ne oren 13-30 ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores eshte luajtur ndeshja vlefshme per javen e 13-te se Superiores. Elbasani ka fituar kete takim me merite, kete gje e ka pohuar vete ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i kombetares, Sokol Kushta per mikrofonin e radios +2. Ndeshja fillon e bukur nga te dyja skuadrat, por ne nje moment nje pakujdesi e mbrojties vendase. Asete Ejanga ka perfituar duke kaluar Elbasanin ne avantazh 0-1. Flamurtari kerkon te kunderpergjigjet, por perball ka nje Elbasan te vendosur shume mire taktikisht dhe ne nje gjendje te mire fizike. Ne nje moment vlonjatet pretedendojne per nje 11-metersh, por gjyqtari kryesor nuk eshte i ketij mendimi dhe vazhdon lojen.

Me pas ne momentin me te mire per Flamurtarin, teksa loja ishte zhvendosur ne gjysme fushen e verdhebluve, Elbasani ne nje kundersulm te shpejt, ka zene ne befasi mbrojtien vendase, pasi mesfushori enegjik Abdulla ka shperthyer ne krahun e majt, jep nje krohsim te bukur per Sina, i cili nuk fal dhe me koke dyfishon rezultatin 0-2. Me pas skuadra vendase perpiqet shume te ngushtoje dhe te barazoje rezultatin, por perball ka nje skuader kompakte qe nuk toleron ne asnje moment kundershtarin. Ne tentativa te futbollisteve te Flamurtarit eshte mbyllur edhe kjo ndeshje. Tek sa verdheblute jane momentalisht ne krye te klasifikimit me 26 pike, por duhet pritur dhe ndeshja e ores 17-30 ne “Qemal Stafa” midis Tiranes dhe Vllaznis, pasi Tirana ka 25 pike ne tabelen e klasifikimit.

Elbasani eshte ne rrugen e titullit kampion pas fitores se sotme ndaj Flamurtarit, ata kane fituar bindshem, madje dhe vete opinioni vlonjat ka qene dakord se Elbasani e ka merituar fitoren ne te gjitha aspektet. Nderkoh qe drejtuesit e klubit verdheblu kane deklaruar se jemi ne rrugen e duhur dhe duhet te vazhdojme ne keto ritme.