E nisem nje rruge shume keq dhe si gjithmone kjo rruge perfundon ashtu sic niset. E njejta gje ndodh me skuadren e Elbasanit “skuadren kampione” ku ne sezonin e kaluar na beri te gjitheve te krenoheshim per fuqine e djemeve tane. Por, gjerat nuk jane ashtu si i menduam te tere, perkundrazi krejt mbrapsht nga planet qe ka nje skuader kampione.

Na vjen keq te themi me “plot goje” se skuadra e Elbasanit tashme ne fund e kuptoi se ne c’gjendje ishte dhe kjo jo vetem per rezultatet e dobeta dhe nga lojerat shume te shemtuara, por dhe nga mos prania e tifozeve verdheblu. Tigrat teper te shqetesuar mendojne qe ne fundviti te japin mendimin e tyre per nje skuader qe “DESHTOI”.

Jane vota dhe mendime kundrejt lojtareve, si pozitive, ashtu dhe negative, te jene ne dijeni se cili duhet te rri nga tifozeria dhe cili duhet te punoje me shume.

Falenderimet marrin lojtaret Gentian Stojku, lojtari qe i vetem beri ate qe Elbasani eshte ne kete renditje, kjo pershendetje i percillet Ervis Kotorrit, Mardian Kacolles, Ergert Kuci. Urime ju djemeve qe ngelet besnike dhe luftuat per te miren e qytetit. Puna dhe mundi juaj eshte vlersuar jo vetem nga ne, por nga te gjithe sportdashesit elbasanas.

Lojtaret qe duhet te zgjohen, ose te mos shesin mend sikur dine te luajne, se u ben qesharake ne intervista.

Sina, Leci, Mehmetaj, Abdulla, Asete, Osmani, Dalipi, Kaci, e te gjithe ata qe jane aktivizuar ne lojra dhe kane treguar se sa vlejne.

Keqardhje per lojtaret qe jane verdheblu, por fatkeqesisht nuk u ben pjese loje per nje kohe shume te gjate. Ne vecanti Premton Muja e disa djem te tjere qe te themi te drejten dime qe jane dhe i kemi pare ne stol por ne fushe “kurre”.

E gjithe skuadra ka marre note te dobet dhe shumica e di se ne c’gjendje eshte, por nje gje na ben habi per keta qe se kane provuar veten e te shohin vlerat e tyre ”cfare lojtaresh jane?!”

Luan Deliu

–Ndoshta ka bere punen e tij dhe ky ”Deshtim” ka pasur fajin e komplet ekipit.

Stafi teknik dhe presidenca ndoshta ben merkato te dobet, tashme duhet te punojne per te miren e emrit ”Kampion te Shqiperise”. Duhet me doemos nje rritje e rendimentit te lojtareve, kjo me ardhjen e te tjereve dhe me nje eksperience plus, mbi te gjitha kemi nevoje per lojtare qe duan te luajne dhe te jene gjithmone te zgjuar ne fushe e jo te hyne e te luajne si te pergjumer e te lodhur ne maksimum.

Muja, tashme me se i deshperuar ”Kupa u mbush”!

Ne fillim te vitit te ri futbollistik ne skuadren e Elbasanit u afruan futbolliste nga Kosova dhe nga te paret qe nenshkroi kontraten ishte Kosovari Premton Muja. Teksa ishte ne prove tek vllaznia e Shkodres djaloshi 21 vjecar nderroi mendimin dhe pranoi oferten e verdhebluve te Elbasanit. Kjo per shume arsye serioze dhe vendimtare per jeten e tij, lufta dhe mundi nuk ka menduar as njehere ne zemren e ketij lojtari, teksa enderron dhe veshjen kuq e zi.

Largohet nga Gjilani per te bere nje sukses ne skuadren kampione te Shqiperise dhe mosaktivizimi ben qe deshperimi te arrije kulmin.

Nuk eshte e mire qe nje talent i ri sic eshte Kosovari Muja, te rri ne stol shume gjate dhe mbi te gjitha luan vetem ne momente me te shkurtera te lojes dhe luan rezultati dhe loja e bukur ska munguar kete gje e kane vene re c’do tifoz dhe shikues i ri i sportit.

Premton Muja ka pasur perkrahjen e tifozave sepse dhe ai ka qene pjese e djemve qe duan Elbasanin. Por, dhe ai si ne Tigrat, tashme i merzitur nga ajo c’ka ndodh.

Mundesia duhet ti jepet, kjo per me teper per rrespekt te atyre paraqitjeve serioze dhe dashurise qe ka per futbollin e Elbasanit.

Eshte njeri i urte ne jeten e perditeshme dhe egersine duhet ta shprehe ne vendin e gladiatorve, tashme jane provuar te gjithe dhe rezultaet jane pare. Urimet merr Premton Muja per karrieren e tij, falenderojme per ate durim te madh dhe suksese ne jeten e perditeshme. Viti i ri 2007 ti jape lumturine dhe relizimin e endrave.

Gezuar festat djema verdhe e blu.

Urimet per festat tashme kane hapur dhe zemrat e te gjitheve, te pakten ne koto momente as nuk shahen e as nuk flitet per keq.

Urimet e para i marrin Tigrat Verdheblu, qe nga e gjithe bota akoma mendojne se nje Elbasan i tille do jete gjithmone ne rritje.

Urimet e dyta i marrin lojtare si Stojku, Kotorri, Kuci, Kacollja.

Por mbi te gjitha marrin urimet dhe djemte e tjere te ekipit bashke me trajneret.

Dhe si gjithmone embelsiara mbetet ne fund.

Populli elbasanas dhe c’do njeri shqiptare “Gezuar festat e fundvitit” paqe dhe lumturi ne jete.

Tigrat Rome ©kfelbasani.com

Filed under: Uncategorized
Trackback Uri