Artan Bushati trajner i U-21 tashme ka bere publike listen e lojtareve qe do ti nenshtrohen nje prove shume te veshtire per te arritur nje vend si titullare ne kombetaren tone.Vihet re ne kete liste lojtare e talente te rinj qe aktivizohen si ne Superligen e Shqiperise, po ashtu dhe ne ligat europiane .
Por e vecanta eshte se ne kete liste ben pjese talenti i ri elbasanas Egert Kuci, i cili ka qene gjithmone pjese e ekipit kombetare dhe tashme A.Bushati krijoi serisht besimin dhe e thirri per proven me te veshtire qe do kaloj ne kete sezon te mbushur me shume aktivitete te veshtira. Ne kete rast behet fjale konkurenca qe ka midis lojtareve, secili ne kete prove do japi maksimumin per te treguar se vertet i perket nje ekipi shqiponjash, po ashtu luhet e njejta monedhe dhe per lojtarin vedheblu kampion i Shqiperise me skuaderen e Elbasanit.
Gjate kesaj kohe E.Kuci ka pasur nje stervitje dhe nje zbor shume te madh nga tranieri Luan Deliu , nga lojrat qe ai ka luajtur per verdheblute ku forca dhe forma e tij eshte mese e plote per tu paraqitur denjesisht dhe me bindje te plote ne “zborin e U-21” per te perkrahur ngjyrat “kuqezi”. Me tekniken e tij e qesa vjen e rritet,me fantazine dhe punen qe po ben duhet te pretendoje dhe te marre ate cka i takon nga kjo sfide e rendesishme.
Populli elbasanas dhe sportdashesit e shumte e perkrahin dhe i urojne suksese ne karrieren futollistike Kucit, gjithashtu e perkrahin dhe e urojne “Tigrat Verdheblu”, te cilet e kane brohoritur dhe duartrokitur per me shume se tre vjet. Dhe do vazhdojne ta perkrahin gjithmone sepse eshte lojtar i Elbasanit dhe talent i tij. Sic eshte dhe K.Duro e D.Bylykbashi.
I urojme fatin me te madh dhe suksese ne kete sfide qe po i afron.
“Tigrat Verdheblu” i urojne suksese Egert Kucit. Pranine e Tigarve do ta ndiesh dhe perkrahe fanelles se Kombetares Shqiptare.

Arsen Bardhi ©kfelbasani.com

Filed under: Uncategorized
Trackback Uri