Vazhdojne pergatitjet per derbin e prefektures, qe do luhet gjate fundjaves ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit. Stervitja e dites se enjte, e zhvilluar ne fushat e kalcetos te kompleksit “Ajek”, eshte ndjekur nga afer edhe nga anetare te tifogrupit.

Shkak per zhvendosjen e seances stervitore ne kete kompleks jane bere kushtet e papershtatshme, qe te ofron fusha e vjeter e sportit “Shefqet Lamce” e renduar se tepermi nga shirat e diteve te fundit. Stervitja ka filluar rreth ores 14:30 dhe te pranishem kane qene pothuajse te gjithe futbollistet. Nje prononcim per websitin tone ka dhene edhe trajneri Krenar Alimehmeti, i cili eshte shprehur optimist ne prag te kesaj sfide.

“Humbja me Teuten duhet lene pas dhe ne duhet te perqendrohemi ne sfidat qe vijojne. Pergatitjet e ekipit po shkojne mire dhe cdo gje eshte ne harmoni te plote.”

Edhe pse Alimehmetit do ti mungojne dy lojtare titullare per kete ndeshje derbi, Radovic (i skualifikuar per shkak kartonash) dhe Sadiku (i demtuar ne stervitje pas nje perplasje me Llanin), ai shprehet serish se do kerkohet me cdo kusht fitorja, pasi cdo rezultat tjeter do konsiderohej si deshtim per ekipin e drejtuar prej tij.

“Jemi konshient qe Shkumbini ka nje ekip shume te mire me lojtare cilesore ne gjirin e tij dhe neve na pret nje sfide shume e veshtire, por Elbasani nuk ndjehet aspak inferior ndaj rivaleve, pasi edhe ne kemi lojtare cilesore ne ekip. Do ndihen shume mungesat e Sadikut dhe Radovic, pasi keta jane lojtare shume cilesore qe i japin tjeter pamje lojes se ekipit, por kemi lojtare te tjere qe mund te mbulojne keto dy role. Ne do te futemi ne fushe vetem per fitore, pasi renditja ne tabelen e klasifikimit nuk na lejon tjeter rezultat, por do te jete nje ndeshje e forte per vet faktin qe konsiderohet si ‘Derbi i Prefektures’. Jemi pergatitur maksimalisht per kete ndeshje dhe shpresojme ne nje rezultat pozitiv duke patur parasysh qe jemi edhe te favorizuar, pasi do kemi mbeshtetjen e tifozerise tone te mrekullueshme ne shkallet e stadiumit, qe jane nje ‘arme’ shtese per ne.” – ka perfunduar trajneri Krenar Alimehmeti.

Nderkohe qe ne dispozicion te drejtuesit te pankines verdheblu, do te jete edhe mesfushori i krahut te djathte Idrizi, i cili mungoi ne sfiden ndaj Teutes per shkak skualifikimi. Mesfushori shqiptaro-maqedonas do ta nise nga minuta e pare takimin me Shkumbinin.

Dorian Bylykbashi mungon perseri.

Nuk do te luaje as ndaj Shkumbinit dhe as ndaj ekipeve te tjera, me te cilat do ndeshet Elbasani gjate vitit 2010. Eshte ky verdikti perfundimtar i konfirmuar edhe nga vet lojtari ne fjale. Bylykbashi do te aktivizohet me ekipin verdheblu vetem duke filluar nga muaji janar i vitit 2011, muaj ne te cilin lirohet perfundimisht nga kontrata qe ka patur me ekipin ukrahinas te Kryvbas. Edhe pse eshte perfolur ne te gjithe ambjentin futbolldashes ne Elbasan, qe e shohin lojtarin elbasanas si te vetmen shprese per te mos rene serish nga kategoria, drejtuesit e ekipit verdheblu kane vendosur qe te presin deri ne janar per te pasur sherbimet e lojtarit. E gjithe kjo behet per te mos paguar vleren e kontrates qe e mban ende te lidhur me Kryvbas.

Engert Kuci do rifilloje stervitjen pas 2 javesh.

Nuk eshte stervitur fare me ekipin verdheblu kete sezon. Eshte demtuar me pare dhe eshte detyruar ti nenshtrohet nje operacioni per muskujt e barkut, nga i cili ka dale me sukses. Ka qene pikerisht mesfushori elbasanas, qe ka deklaruar se tashme ndihet mire dhe se do te rifilloje stervitjen me ekipin verdheblu pas dy javesh. Por kete gje e konfirmon edhe mjeku i ekipit Mehmet Buzmerxhani, sipas te cilit Kuci eshte i gatshem per tju rikthyer stervitjes bashke me grupin.(Toni/ Tigrat Verdheblu)

Filed under: Uncategorized
Trackback Uri