If you are constantly traveling to watch your football team play, you can play your favorite casino games at www.mobile-casinos.ca.

Se pari stadium i thencin; duhet thene qe terreni sportiv vetem i tille nuk mund te quhet. Nje fushe qe mund te mbillet vetem me patate.

Se dyti, shkallet qe rrethonin fushen ishin ne rrenim total dhe per kete “tribune”, tifozeve elbasanas i eshte dashur te paguajne 5000 leke te vjetra. Dua ta “falenderoj” Kastriotin dhe “mikpritjen” e tyre “bujare” qe i diskriminuan elbasanllinjte duke i bere te paguanin cmimin e kripur te biletes, nderkohe qe krutaneve u kerkohej te paguanin vetem 2000 leke te vjetra, dhe me sa konstatova 90% u lejuan te futen pa bilete. E theksova kete fakt, pasi ne cdo stadium ku ne kemi qene jashte Elbasanit, te pakten na eshte rezervuar nje kend per te ndjekur ndeshjen, por pa u perzier me tifozet vendas, sic ndodhi sot ne Kruje. Por per kete as qe mund te flitej ne “Kabul” (me falni desha te thoja Kruje). Rreshtim ne formacion luftimi i nje numri te madh forcash policore ne pjesen ku qendronin ata pak tifoze elbasanas qe me guxim mbanin ne qafe shallin dhe simbolet e Elbasanit. Gjithe kohet tifozet e Elbasanit jane provokuar nga tifozet Krutane dhe policia qe ishte ne rolin e ultrasve te Krujes. Na kane share me gjithe fjalorin e “pasur” te kesaj treve.

Dua te pershendes tifozerine e Elbasanit qe sharjeve ne kor te Krutaneve dhe qendrimit “dashamires” te policise iu pergjigj me duartrokitje dhe sarkazem. Ne raste te tilla jua shperblefshim!

Kthehemi e te flasim tani per ndeshjen e luajtur ne ”fushe”. Me vinte tmerresisht keq tek shihja futbollistet se si terhiqeshin zvarre ne mocalin e Krujes. Ne fillim te pjeses se pare dy gabime foshnjerake te mbrojtjes sone, nje nga te cilet na kushton golin. Nje top i hedhur pa pretendime nga krutanet ne zone, nxirret nga Leci gabimisht ne korrner. Goditje nga kendi, nje rremuje ne zonen e portierit dhe aty Ziambo s’e ka te veshtire te shenoje golin e vetem te ndeshjes, qe i dha fitoren “Kabulit”.

Pas golit, nuk u pa me asgje qe t’i ngjasoje futbollit. Kartona te verdh e te kuq per Elbasanin, te shara te bollshme nga tifozet krutane, policet dhe futbollistet e Krujes. Vonesa te stergjatura loje, topa qe hidheshin jasht fushe ne gardhet e kasolleve qe rrethonin stadiumin, lojtare krutane qe sapo i prekje pak rrezoheshin dhe kerkonin barrelen qe t’i nxirrte nga fusha.

Te kthehemi e te flasim Sopianin,mbathjet e të cilit ngjasonin me bibilinat e fëmijëve(më poshtë ju shpjegojmë arsyen) . Arbitrim te tille zor se do kemi rast te shikojme perseri. Dy kartona te verdhe per Sinen, qe konvertohen ne te kuq ne minuten e 26, te pjeses pare. Direkt karton i kuq per Mehmetajn ne fillim te pjese dyte, pas nje perplasje me nje “lojtar” te Krujes. Stojku gjithashtu ndeshkohet me karton. Lojtaret e tjere qe moren te verdha. Elbasani edhe pse luajti me 8 futbolliste kunder 14 te Kabulit, (perfshire dhe arbitrat) rrezikoi disa here porten e Krujes, ndersa keta “keshjellaret” sic i quan Shqarri, as qe tentuan t’i afrohen portes se Kotorrit. Nje kuriozitet; portieri krutan disa here pyet tifozet se edhe sa minuta duhet qe te mbyllet ndeshja, megjithese si ju thashe me lart, Elbasani luante me 8 futbollistë.

Pas ndeshjes

Ne pritje per te nxjerre makinen nga xhungla dhe kaosi qe rrethonte stadiumin e Kabulit, mesova rastesisht nga disa tifoze krutane, qe Sopiani ishte kercenuar me jete nga Presidenti dhe Deputeti i Krujes nqs ndeshja nuk do fitohej nga Kruja. Ne fakt dicka te tille e degjova edhe para fillimit te ndeshjes nga disa police krutane ne kafene, por nuk i dhashe rendesi, pasi mendova qe do ishte thashethem policesh tifoze. Por nisur nga arbitrimi i Sopianit dhe ajo cka u pa ne fushe, ka shume mundesi qe kjo histori te jete e vertete dhe mund te jete e shoqeruar pse jo me ndonje dhurate “simbolike” te sponsorizuar me bujari nga presidenti i Krujes dhe ndonje Donator nga Kryeqyteti.

Nga Kruja: Aldo T.

Filed under: Uncategorized
Trackback Uri