Dje paradite ne zyren e presidentit Arben Laze ka mberritur sic ishte parashikuar trajneri i ardhshem i Elbasanit Edmond Gezdari. Timonieri i ri verdheblu eshte shprehur se nuk jam menduar 2 here kur behet fjale per nje president si Laze qe ka investuar shume per futbollin shqiptar. Nderkohe qe ka falenderuar dhe Deliun per punen e bere duke u shprehur se nuk eshte faj i tij per rezultatet e Elbasanit. Nderkohe qe Filja do te jete asistenti i tij dhe trajneri i portjereve do te jete serisht Bujar Gogunja duke bere nje rrokad me Dostin, i cili ka marr drejtimin e te rinjve te Elbasanit. Ndersa presidenti Laze ka deklaruar se tek Elbasani nuk mundet te qendrojne disa lojtare qe fusha e futbollit iu duket si teater kukullash. Gezdari ka premtuar se me merkaton e janarit Elbasani do te shkoj patjeter ne UEFA. Por, ne anen tjeter presidenti Laze eshte i mendimit se Elbasani mundet te shpallet serisht kampion edhe pse distanca me kryesuesit e Tiranes eshte 11-te pike.
Duhet te shohim ditet ne vazhdim merkaton qe do te zhvilloi Elbasani dhe per te pare nese Deliu ka qene defekti i vetem i verdhebluve. Por, gjasat me nje trajner plot eksperience si Gezdari jane qe Elbasani te kete nje progres te konsiderueshem ne rezultatet e tij, pasi ky trajner me pare ka drejtuar skuadra si Partizani, Teuta dhe Lushnja, gjithashtu ka edhe nje eksperience te konsiderueshme me grup moshat e kombetareve Shqiptare. Nderkohe qe Deliu eshte emeruar nga presidenti Laze si krye trajneri i grup moshave ne Elbasan.

Filed under: Uncategorized
Trackback Uri