tig1rat4-221x300Po shkruaj keto pak rreshta si artikullin e pare pas nje kohe te gjate pushimi. Endrra e tifogrupit “Tigrat Verdheblu” nuk mund te shuhet kurrsesi per shkak te disa mosmarreveshjeve tashme te njohura mes anetareve te stafit drejtues te ketij website. Ky web eshte per te gjithe pasi, qe nga dita e pare e funksionimit te tij, eshte punuar vullnetarisht dhe ne saje te nje pune te palodhshme cdo dite e cdo nate si nga ana e webmasterit dhe nga ana e adminave, qe kane bere te mundur njoftimin ne kohe reale te te interesuarve me lajmet me te fundit nga klubi i futbollit Elbasani dhe nga organizimet e shumta te ultrasve verdheblu nepermjet forumit. Deshiroj te komunikoj se, pas problemeve te shumta teknike dhe administrative qe e lane perkohesisht webin jashte funksionimit, vendosa te marr persiper rolin e moderatorit ne lidhje me eliminimin e kontradiktave mes bashkepunetoreve te ketij webi. Falenderoj te gjithe ata qe kontribuan per kete rikthim dhe siguroj qe ky web do funksionoje ne grup. Shpresoj qe gjithcka te shkoje mire me te gjithe bashkepunetoret.

Filed under: Uncategorized
Trackback Uri