Sot në stadiumin “Selman Stërmasi” në ora 13-30 është zhviluar ndeshja Dinamo-Elbasani, e vlefshme për javën e 17-të të Superligës. Ndeshja është mbyllur me fitoren e skuadrës së Dinamos 2-1. Elbasani në fillim ka një rast të pastër me ane të Cenos, por grushton Lika, më pas ka kaluar në avantazh me anë të Gentian Stojkut, i cili ka ekzekutuar një goditje dënimi në mënyrë të mrekullueshme duke shtangur portierin Lika, të cilit i është tundur trekëndëshi i krahut të majtë. Në pjesën e dytë Dinamo me një aksion pa pretendime, ky mesfushori i saj Poci gjendej në tokë, lojtarët elbasanas ndaluan lojën duke pritur që topi të dërgohej jashtë nga shokët e skuadrës së tij, por Julian Ahmataj vazhdon lojën duke krohsuar për Gudjabin. Ky i fundit nuk e ka shumë të vështirë të shënoj, pasi lojtarët verdheblu kishin 10 sekonda që po qëndronin pasiv duke pritur që topi të nxirrej jashtë. Por kjo nuk ndodhi dhe Gudjabi barazoj shifrat 1-1 në minutën e 46’ të pjesës së 2-të. Më pas është e vështirë të flasësh për futboll, ku arbitrat e takimit duke pasur suportin e arbitrit të katërt Sopjani, kanë arbitruar një fotokopje të asaj që ka bërë Sopjani në Krujë. Gjykimi ka qenë skandaloz, si nga kryesori dhe nga anësori i krahut të djathtë. Ky anësor legen pasi është kontestuar gjatë nga tifozeria verdheblu, ka bërë disa shenja duke ngritur gishtin pas kurrizit të tij, në mënyrë që mos t’ia shikonte njëri. Sic duket i ka mbetur refleks që nga gjumi i mbrëmshëm që ka bërë. Ky legen (anësori) e përsërit këtë gjë me dhjetra herë duke provokuar tifozët verdheblu në karshin përball. Do t’ia shikojmë mirë gishtin ku do ta coj kur të vij në Elbasan. Le mos të merremi me “llumrat” që rrethojnë futbollin shqiptar.
Duke folur për ndeshjen duhet të themi se skuadrës tonë i mungon totalisht gjaku dhe grinta, vetëm ndonjë futbollist si Stojku e Capja luajnë me gjak. Më pas vjenë dhe një gol fantazëm nga Arbri, të cilin nuk e kuptuam si përfundoj në rrjetë. Në fund Asete i kishte të gjitha mundësitë për të barazuar rezultatin, por i vetëm përball portjerit Lika godet, por Lika i thotë jo Afrikanit. Kështu mbyllet ky takim dhe Elbasani koleksionon humbjen e 3-të rradhazi. Kampionët janë larg luftës për titull dhe do t’i duhet të ndërhyjnë fuqishem në merkaton e janarit.
Koment për disa futbollistë të Elbasanit.
Faleminderit: Stojkut, Kotorrit, Osmanit dhe Capjes. Të tjerët duhet të zgjohen nga gjumi letargjik që i ka zënë. Sina, Leci, Asete, Akamba, Kuci dhe Kaci, duhet ti venë gishtin kokës mos ti duket vejta si shpëtimtarët e Elbasanit.
Keqardhje për ata që u diskriminuan!
Ne si tifozë ndejmë keq ardhje për disa futbollistë që nuk ju dha mundësia të tregojnë talentin e tyre mengjyrat e skuadrës sonë. Disa futbollistë si Muja e të tjerë janë diskriminuar në mënyrë të turpshme duke u aktivizuar me pikatore. Nuk është se Elbasani ka sulmues që shënojnë rregullisht dhe janë konstant në lojën e tyre. Kaci dhe Asete kane shënuar gjithsej 3 gola të dy.

Tigrat Verdheblu

Filed under: Uncategorized
Trackback Uri